Imam Ahmedi deklaron se Allahu e kishte ndihmuar atë dy herë kur kishte qenë në vështirësi.
Herën e parë kjo ka ndodhur kur ai ishte në burg me një pijanec i cili i tha: “Ji i fortë, o Ahmed, ty të ndëshkojnë për shkak të fesë, kurse mua më kanë ndëshkuar shumë herë për shkak të verës."
Dhe imami qëndroi i patundur dhe i fortë.
"Mos u ligështoni duke kërkuar armiq; nëse ju duroni dhembje, edhe ata durojnë dhembje si ju, mirëpo ju akoma shpresoni te Allahu për atë çka ata nuk shpresojnë. Ndërsa Allahu di gjithçka dhe është i urtë."[1]
"Ndërsa ti bëhu i përmbajtur! Premtimi i Allahut, s’ka dyshim, është i vërtetë dhe të mos hutojnë aspak ata të cilët nuk besojnë."[2]
Herën e dytë Allahu e kishte ndihmuar Ahmedin, gjithashtu gjatë qëndrimit në burg, kur një beduin i kishte thënë: "Duro o Ahmed, nëse vritesh këtu, vendbanimi yt është Xheneti."
"Allahu e ka bërë këtë që t’u lumturojë dhe që me këtë të qetësojë zemrat tuaja; kurse fitorja është vetëm te Allahu – Allahu është vërtet i fortë dhe i urtë."[3]
"Për atë që përjetuan, ata do të shpërblehen me dhoma të Xhenetit dhe në to do të mirëpriten me selame e bekime, aty do të qëndrojnë përgjithnjë, e sa vend dhe qëndrim i mrekullueshëm janë!"[4]