Pastaj, besimtarët janë gjithnjë plot shpresë dhe optimizëm, gjersa pesimizmi është veti e jobesimtarëve dhe e njerëzve të humbur.
"Ndërsa kur të shpallet ndonjë sure, ka asesh që deklarojnë: ‘Cilit prej jush kjo ia ka forcuar besimin?’ Sa i përket besimtarëve, besimi i tyre është i fortë dhe ata gëzohen; kurse sa i përket atyre që i kanë zemrat e sëmura, ajo ua shton mosbesimin mbi mosbesim, të cilin tashmë e kanë dhe ata vdesin si jobesimtarë."[1]
Besimtarët më të sinqertë janë më optimistë kur i godasin vështirësitë dhe krizat më të mëdha. Ata i jetojnë fjalët e Allahut:
"Ju mund diçka të mos e pëlqeni, kurse ajo është e mirë për ju. Por diçka mund të pëlqeni, kurse ajo është e keqe për ju."[2]
Ebu Derda ka deklaruar: “I pëlqej tri gjëra të cilat nuk i pëlqejnë njerëzit e zakonshëm, e ato janë: sëmurja, skamja dhe vdekja. Sëmurja shlyen mëkatet, skamja sjell qetësim, kurse vdekja është takim me Allahun e Madhërishëm.”
Shikoni dhe mendoni mirë për këto fjalë të këtij sahabiu të madh dhe të sinqertë. Ato janë në kundërshtim me atë çka mendojnë dhe dëshirojnë numri më i madh i njerëzve, ngase thuaja askush nuk e dëshiron sëmurjen, skamjen dhe vdekjen.
Disa nga poetët ishin ekstreme në urrejtjen e tyre për varfërinë, siç mund të dallohet nga vargjet e mëposhtme, ku poeti pretendon që edhe qentë e urrejnë njeriun e varfër:
Në një ditë të caktuar, nëse e sheh një të varfër,
i lehë dhe ia tregon dhëmbët e tij për ta tallur.
Të ngjashme me fjalët e Ebu Derdasë janë edhe fjalët e Jusufit (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), i cili ka deklaruar:
"Zoti im,’ thirri ai, ‘më shumë e pëlqej burgun se këtë për çka më joshin, edhe nëse Ti nuk më largon nga dinakëria e tyre, unë mund të ndjej simpati ndaj tyre dhe të bëhem mendjelehtë.'"[3]
Shumica e njerëzve të sinqertë e kanë pëlqyer pikërisht atë çka e ka theksuar Ebu Derda. Kështu Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të), ka deklaruar: “Mirëserdhe, oj vdekje, ti je e pëlqyera që ka ardhur te i varfëri. Kurse ka fituar vetëm ai që pendohet sinqerisht para Allahut.”
Tjetri thotë: “Se nuk ka asgjë të keqe me vdekjen nëse vdekja zbriti tek ti.”
Por të tjerët janë ankuar në lidhje me vdekjen dhe e kanë fyer atë dhe janë munduar të largohen prej saj.
Njerëzit të cilët e duan më së shumti këtë jetë janë hebrenjtë, e ata Allahu, si të tillë, i ka përshkruar në shumë vende në Kuran.
"Thuaj: “Vdekja prej së cilës po ikni vërtet do t’u arrijë. Pastaj do të ktheheni te Ai që e njeh botën e dukshme dhe të padukshme, si dhe Ai do t’ju informojë për atë çka keni vepruar.'"[4]
Ndërsa vdekja në emër të Allahut padyshim se është një ëndërr dhe dëshirë e këndshme për të sinqertin dhe të drejtin.
"Midis besimtarëve ka të atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun. Disa prej tyre kanë vdekur, kurse të tjerët presin pa ndryshuar asgjë nga besnikëria e tyre."[5]
Beduinët janë gjithashtu të njohur për frikë nga vdekja dhe për këtë ekzistojnë shumë anekdota.
Njëri prej tyre thotë: “Për Allahun, unë e urrej të vdes duke qenë në shtratin tim, kështu që si mund të pritet që ta kërkoj vdekjen në vijën e parë të frontit.”
"Atyre të cilët nuk luftuan, kurse për vëllezërit e vet deklaronin: “Sikur do të na kishin dëgjuar, nuk do të vdisnin’, u thuaj: ‘Po evitojeni ju vdekjen, nëse e thoni të vërtetën!’"[6]
"Pastaj, pas vështirësisë, u dha qetësim, disa prej jush i zuri gjumi, kurse të tjerët kujdeseshin vetëm për vete, duke shpikur për Allahun atë çka nuk është e vërtetë, siç pandehin të fëlliqurit, si dhe duke deklaruar: “Ku është fitorja e cila na është premtuar?’ Thuaj: ‘Për gjithçka vendos vetëm Allahu!’ ata në vete fshehin atë që ty nuk ta tregojnë. “Sikur të kishim pyetur për diçka’, deklarojnë ata, “nuk do të vdisnim këtu.’ Thuaj: “Edhe sikur do të ishit në shtëpitë tuaja, sërish ata që u është gjykuar të vdesin në vendin e vdekjes së tyre do të dilnin, në mënyrë që Allahu ta provojë atë që ndodhet në gjokset tuaja dhe për të zbuluar atë që keni në zemrat tuaja – kurse Allahu i njeh mendimet e çdonjërit.’"[7]