Leximi i vëmendshëm i Kuranit është një prej shkaktarëve më të mirë të lumturisë dhe të prehjes. Besimtarët do të duhej ta lexojnë Kuranin duke përsiatur rreth porosive dhe këshillave të tij. Allahu këtë libër e ka cilësuar si udhëzim, dritë dhe ilaç për gjoks. Lavdiploti ka thënë se Kurani është mëshirë për njerëzit.
"O njerëz, tashmë u erdhi porosia nga Zoti juaj dhe ilaç për zemrat tuaja si dhe udhëzim e mëshirë për besimtarët."[1]
"Si nuk mendojnë ata për Kuranin, apo i kanë zemrat e kyçura me dry!"[2]
"Po si nuk mendojnë ata për Kuranin? Sikur të ishte nga dikush tjetër, e jo nga Allahu, me siguri do të gjenin në të shumë kontradikta."[3]
"Librin të cilin po ta shpallim është i bekuar, në mënyrë që ata të mendojnë për fjalët e tij dhe që të marrin mësim ata që kanë mend."[4]
Dijetarët kanë deklaruar se Kurani kur lexohet me përqendrim është i begatshëm, nëse sipas mësimeve të tij veprohet dhe studiohet.
Një njeri i mirë ka deklaruar: "Me një rast isha zhytur në një telash të madh për të cilin dinte vetëm Allahu, andaj nisa të lexoj Kuran dhe të mendoj lidhur me të. Qëndrova në atë gjendje, gjersa brenga befas u zhduk. Me anë të Kuranin Allahu brengën ma zëvendësoi me gëzim dhe me qetësi."
"Ky Kuran shpie në rrugën e vetme të drejtë, si dhe besimtarëve që kryejnë vepra të mira u sjell lajmë të gëzuar se i pret shpërblim i madh."[5]
"Me të cilën Allahu i udhëzon në rrugë të shpëtimit ata të cilët përpiqen të fitojnë kënaqësinë e Tij dhe i nxjerr, me dëshirën e Vet, nga errësira në dritë dhe ua tregon Rrugën e drejtë."[6]
"Dhe Ne e shpallim si urtësi në gjuhën arabe."[7]