Tani do të nderoj me vargjet të cilat mund t’i këndosh qetë nëse dëshiron. Ato sjellin gëzim në zemër, ndërsa flasin për miqësinë dhe vëllazërinë.
Kaluam përgjatë një fshati jemenas,
në rrugën e vet një plakë na ndaloi.
Na priti mirë dhe na pyeti:
Nga vini, o njerëz të mirë?
Miku im është nga familja Temim,
ndërsa prindërit e mi janë jemenas.
Jemi dy miq të largët që na bashkoi fati,
prej atëherë jemi farefis i pandarë.
Miqtë e vërtetë dhe të sinqertë ngushëllojnë dhe argëtojnë njëri tjetrin në situata të vështira.
Një njeri ka thënë: "Sikur të mos ishin pëshpëritjet e shejtanit, do t’i braktisja njerëzit." (duke aluduar me këtë, me siguri, për ndihmën miqve në luftë kundër shejtanit dhe rëndësinë e këtij akti – vër. përkth.)
Allahu i Madhërishëm thotë:
"Atë Ditë ata që kanë qenë miq të njëri tjetrit do të bëhen armiq, por nuk do të jenë ata që kanë pasur frikë nga Allahu dhe janë ruajtur nga mëkati."[1]
Disa poetë kanë kënduar për njerëzit pa miq:
Njerëzit pa miq nuk kanë as shtëpi, e as familje, e as fqinj,
janë endacakë që enden prej një skaji në tjetrin.