Minutat e jetës tënde janë të shtrenjta
Aid el Karni
Duke lexuar memoaret e dijetarit Ali Tantavi, kam vërejtur dy çështje të mëdha dhe të rëndësishme. Çështja e parë është përsiatja e tij lidhur me jetën dhe vlerën e minutës, kurse këtë mësim e kishte nxënë kur me një rast në Bejrut për pak sa ishte mbytur në një lumë. Ai e ka përshkruar për bukuri këtë rast si dhe lutjen e tij të fundit që të kthehet në këtë botë për ta plotësuar besimin e tij dhe për të kryer ende vepra të mira. Prej këtij rasti ai e çmonte shumë çdo moment të jetës.
Çështja e dytë lidhet me udhëtimin e tij për në haxh me karvan nga Siria. Kur ishin në afërsi të Tebukut, ata humbën në shkretëtirë për tri ditë. E shpenzuan ushqimin dhe ujin, kështu që po u afrohej çasti i vdekjes. Dijetari madje mbajti edhe hytben lamtumirëse për shokët e vet, duke folur me frymëzim për rëndësinë e besimit te Allahu. Hytbeja ishte aq prekëse sa të gjithë ia plasën vajit dhe ndjenë se u ishte shtuar besimi. Kurse shpëtimi dhe rrugëdalja vjen vetëm nga Allahu.
"Atij i luten ata që ndodhen në qiej dhe në Tokë; çdo moment Ai është i zënë me diçka."
Allahu i Madhërishëm thotë:
"E sa shumë të Dërguar ka pasur krahas të cilëve kanë luftuar shumë besimtarë të sinqertë, duke mos u ligështuar për shkak të këqijave që i goditnin në rrugën e Allahut, e as prapseshin e as dorëzoheshin ? ndërsa Allahu i do durimtarët."
Allahu i do besimtarët e fortë të cilët luftojnë kundër armiqve të Tij dhe që janë të përmbajtur dhe të vendosur në Rrugën e drejtë. Besimtarët e tillë nuk sprapsen, nuk dëshpërohen dhe nuk i dorëzohen kotësisë. Ata nuk dinë për dobësi, disfatë dhe humbje të fuqisë, por janë gjithnjë bashkë, në lëvizje, në luftë dhe në ecje përpara. Besimtarët e tillë nuk kursejnë asgjë duke u sakrifikuar për Allahun, të Dërguarin (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), dhe fenë e tyre.
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka thënë:
?Besimtari i fortë është më i dashur për Allahun se sa ai i dobëti, kurse te të dytë ka të mira.?
Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të), i kishte lënduar gishtat në rrugën e Allahut por vetëm e kishte recituar vargun:
Këta nuk janë gjë tjetër pos gishta që gjakojnë,
ndërsa për Allahun duhet flijuar gjithçka.
Ai në Shpellë me gishta e kishte mbrojtur të Dërguarin (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), nga gjarpri. I Dërguari vetëm e recitoi një lutje dhe Ebu Bekri u shërua.
Një njeri Antarit i kishte thënë: "Ku qëndron sekreti i vitalitetit dhe i trimërisë tënde, që po i mposhtë të gjithë njerëzit në mejdan?"
Antari ishte përgjigjur që t?ia vejnë njëri tjetrit gishtin në gojë dhe ta kafshojnë.
Pas kësaj burri bërtiti, ndërsa Antari nuk bëri gëk:
"Ja përse jam më i forti." ? u përgjigj Antari. Pra, për shkak të durimit dhe të vendosmërisë.
Besimtarin e gëzon dhe e kënaq afërsia e mirësisë, faljes dhe mëshirës së Allahut. Ai e ka të qartë se është gjithnjë në mbrojtjen e Tij. Siguria e besimtarit shtohet me besimin e tij. Të gjitha krijesat: shpezët, shtazët dhe krijesat e detit e kuptojnë se kanë një Zot, i Cili i ka krijuar dhe i Cili u ofron furnizim.
"Atë e madhërojnë shtatë qiejt, edhe Toka, edhe ata në to; e nuk ekziston gjë që nuk e madhëron, duke iu falënderuar Atij; por ju nuk e kuptoni madhërimin e tyre. ? Ai, vërtet, është i butë dhe falë shumë."
O Allah, vetëm ty të falënderojmë,
krejt krijesat emrin Tënd e lartësojnë.
Te njerëzit tanë në fshat ekziston një thënie shumë e bukur kur mbillen të lashtat. Me atë rast njerëzit deklarojnë: "Fara e thatë, në tokë të thatë, vetëm për Ty, o Krijues i qiejve dhe i Tokës."
"Pa më thoni: çka bëhet me atë që mbillni? A i jepni ju fuqi të mbijë, apo e bëjmë Ne?"
Këto janë tablo të besimit të pastër që njerëzit i mbartin në shpirtin e tyre.
Ligjëruesi i njohur Abdulhamid Kishku, i cili ishte i verbër, një ditë kishte hipur në minber, kishte nxjerrë nga xhepi një thelb të hurmës në të cilën ishte shënuar emri i Allahut dhe kishte bërtitur:
Shikojeni këtë palmë,
me kurorë të bukur,
Kush ka bërë që të mbijë
dhe të jetë e blertë.
Ky është Allahu,
që krijon dhe përcakton gjithçka.
Njerëzit gjatë tërë kohës po qanin të mallëngjyer nga fjalët dhe sinqeriteti i këtij dijetari.
Këtë e ka bërë Krijuesi i qiejve dhe i Tokës, i Cili në këtë krijesë ka skalitur emrin e Vet, sepse të gjitha ato flasin për Të duke e lavdëruar vazhdimisht:
"O Zoti Im, Ti nuk ke krijuar asgjë së koti."
Ndjesia që e ke një Zot, i Cili është i mëshirshëm, i Cili falë dhe i Cili pranon pendime është sekreti i çdo qetësie dhe prehje. Andaj gëzoji të tjerët, ngase mëshira e Zotit tënd mbulon qiejt dhe Tokën.
Lavdiploti ka thënë: "Ndërsa mëshira Ime përfshin gjithçka."
Sa e madhe është mirësia e Zotit. Është i njohur hadithi lidhur me beduinin i cili ishte falur me të Dërguarin (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), dhe pastaj kishte deklaruar: ?O Zot, m`i fal mëkatet vetëm mua dhe Muhamedit.?
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), duke qeshur i kishte thënë: ?Përse po e tkurr diç që është e gjerë.?
Mëshira e Zotit përfshin gjithçka.
"Kurse ndaj besimtarëve është i mëshirshëm."
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), u kishte treguar shokëve të tij një grua me fëmijë në dorë dhe kishte deklaruar: ?Allahu është më i mëshirshëm ndaj robërve të Tij se kjo nënë ndaj fëmijës së saj.?
Një burrë i kishte porositur bijtë e tij, që pas vdekjes t`ia djegin trupin, ndërsa hirin e tij ta shkepin nëpër tokë, gjysmën ta hidhnin në det, e gjysmën tjetër ta hidhnin nëpër rërë, me qëllim që të ikë nga dënimi i Allahut. Allahu do ta ringjallë Ditën e Gjykimit dhe do ta pyesë: ?O robi im, çka të shtyri ta bësh këtë?"
?Kam pasur frikë nga dënimi Yt dhe mëkatet e mia.?, do të përgjigjet burri.
Pas kësaj Allahu do ta fusë në Xhenet. Ky është hadith autentik.
"Ndërsa për atë që ka pasur frikë nga madhështia e Zotit të vet dhe e ka frenuar shpirtin nga epshet, Xheneti do të jetë vendbanim i sigurt."
Allahu do ta gjykojë njeriun i cili ka besuar, por ka bërë shumë mëkate nuk ka bërë asnjë vepër të mirë. Mirëpo, meqenëse ishte tregtar me profesion, shpesh u ndihmonte skamnorëve dhe atyre në nevojë, Allahu do t?i thotë: "Ne jemi më të mëshirshëm dhe më fisnikë se sa ti."
Do t?ia falë mëkatet dhe do ta fusë në Xhenet.
"Thuaj: O robërit e Mi që keni bërë mëkat ndaj vetes suaj, mos e humbni shpresën për mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, do t?i falë të gjitha mëkatet; vërtet Ai falë shumë dhe Ai është mëshirues."
"Unë shpresoj që Allahu do t?mi falë mëkatet Ditën e Gjykimit."
Në përmbledhjen e Muslimit gjendet një hadith ku thuhet se një njeri ishte falur me të Dërguarin (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), dhe shokët e tij, e pastaj i ishte afruar të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), dhe i kishte thënë: ?Kam bërë mëkat, pra caktoma dënimin.?
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), e pyeti: ?A u fale me ne??
?Po?, u përgjigj njeriu.
?Shko, se je i falur?, i tha i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).
"Kush e kryen një mëkat dhe bën padrejtësi ndaj vetes së tij, pastaj kërkon falje nga Allahu, do ta shohë se Allahu është i mëshirshëm dhe falë shumë."
Mirësia e Allahut e mbron njeriun gjatë gjithë kohës nga të gjitha anët e tij, nga e djathta, nga e majta, nga sipër, nga poshtë, nga para dhe nga prapa.
Një mëshirë të tillë mund të ofrojë vetëm Allahu. Ai e mbrojti të Dërguarin (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), në Shpellë;
U tregua i mëshirshëm ndaj banorëve të shpellës, as`habul kehf;
Largoi shkëmbin në hyrje të Shpellës për tre besimtarët;
Ibrahimin (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), e shpëtoi nga zjarri;
Musain (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), nga përmbytja;
Nuhun, (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), nga fundosja;
Jusufin (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), nga pusi dhe Ejubin (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), nga sëmundja.