Zoti i gjithë botëve, Allahu i Madhërishëm, i jep furnizim madje edhe krimbit të vockël në tokë.
"Në Tokë nuk ka asnjë qenie e gjallë, e që Allahu nuk e ushqen. Ai e di ku do të qëndrojë secila dhe ku do të varroset. Krejt kjo është në Librin e qartë!"[1]
Edhe shpezët në skëterrat malore i ushqen Ai i Cili falë shumë dhe është mirënjohës. "Ato fluturojnë çdo mëngjes të uritura, ndërsa kthehen të ngopura. Zoti i qiellit dhe i Tokës i ushqen edhe peshqit në thellësitë e detit, ngase:
"Ai ushqen, ndërsa Atë nuk e ushqen askush!"[2]
O njeri, ti je më i ditur se krimbi, shpezët dhe peshqit, andaj mos u dëshpëro për shkak të furnizimit.
Njoh shumë njerëz të cilët jetojnë në varfëri dhe në skamje vetëm për arsye se janë larguar nga Allahu i Madhërishëm. Disa prej tyre kanë pasur gjithçka që kanë mundur të dëshirojnë: pasuri dhe shëndet të mirë, por nuk i janë bindur Zotit, e kanë harruar namazin dhe kanë filluar të bëjnë shumë mëkate. Për këtë arsye Allahu ua mori pasurinë dhe shëndetin, pastaj i sprovoi me vështirësi të shumta, brenga dhe skamje.
"Kurse ai që ia kthen shpinën Librit Tim, ai do të jetojë jetë të vështirë dhe Ditën e Gjykimit do të ngjallim të verbër."[3]
"Kjo është kështu ngase Allahu nuk do ta privojë popullin nga begatia të cilën ua ka dhënë – përderisa të mos ndryshojë vetë ai, ndërsa Allahu dëgjon gjithçka dhe di çdo gjë."[4]
"Çfarëdo vështirësie ju godet, kjo është për shkak të mëkateve që i keni fituar, ndërsa Ai shumë syresh edhe i falë."[5]
"Kurse sikur t’i përmbaheshin Rrugës së drejtë, Ne do t’ua shuanim etjen me ujë të bollshëm."[6]
Mos po i qan netët që i ke vrarë,
gëzohu pra tash, vrasës i pashpirt.