Mahatma Gandi, presidenti i famshëm indian, gati kishte bërë vetëvrasje, por e kishte shpëtuar frymëzimi të cilin e kishte arritur përmes lutjes. Këtë e di nga fjalët e tij: "Sikur të mos isha bindur, të bëja lutje, do të isha çmendur që moti."
Këto janë fjalët e një njeriu, i cili nuk ka qenë musliman, por hyn në mesin e atyre njerëzve për të cilët Lavdiploti thotë:
"Kur hipin në anije, i luten sinqerisht Allahut, ndërsa kur Ai i sjell në breg të sigurt, sakaq të tjerë i konsiderojnë të barabartë me Atë."[1]
"Ai që i përgjigjet nevojtarit, kur u drejtohet dhe i Cili largon të keqen dhe i Cili ju emëron mëkëmbës në Tokë. – Vallë ekziston zot tjetër pos Allahut? Si nuk doni të merrni mësim!"[2]
"Ai ju mundëson të udhëtoni nëpër tokë dhe nëpër det. Andaj, kur jeni në anije dhe kur ato nën puhi të lehtë lundrojnë me udhëtarë dhe ata i gëzohen kësaj, arrin një erë e fortë dhe dallgët sulen mbi ta nga të gjitha anët, si dhe ata binden që do të pësojnë, i luten sinqerisht Allahut: Nëse në shpëton nga kjo, me siguri do të jemi mirënjohës!"[3]
I kam studiuar dhe analizuar fjalimet e dijetarëve, historianëve dhe shkrimtarëve Islam, por nuk kam hasur askund temën për shqetësimin, stresin, angështinë dhe sëmundjet tjera shpirtërore.
Kjo është për shkak të faktit se të gjithë këta kanë jetuar të qetë dhe të sigurt. Mënyra e tyre e jetës nuk ka nënkuptuar ndonjë situatë të komplikuar dhe paqartësi.
"Ndërsa atyre që besojnë dhe kryejnë vepra të mira dhe e besojnë atë që i shpallet Muhamedit – e ajo është e Vërteta nga Zoti i tyre - Ai do ta kaloj mbi veprat e tyre të këqija dhe gjendja e tyre do të përmirësohet."[4]
Dëgjo fjalët e Ibën Hazmit, i cili deklaron: "Dallimi midis meje dhe mbretërve të mëdhenj është në një ditë. Sa i përket asaj dje, e ata nuk mund të ndjejnë më mrekullitë që kanë kaluar. Edhe unë edhe ata bashkërisht kemi frikë dhe tmerrohemi nga ajo çka do të bëhet nesër. Pra, ka mbetur vetëm një ditë, kjo sot."
Në një hadith shënohet që i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka thënë: “O Zot, të lutem që këtë ditë të ma bësh sa më të mirë. Më dhuro në të bereqet, ndihmë, dritë dhe udhëzimin Tënd.”
"O besimtarë, kini kujdes marshoni ose në grupe ose të gjithë përnjëherë."[5]
"Dhe ne, gjithashtu, i zgjuam që të pyesin njëri tjetrin. Sa keni qëndruar këtu?, pyeti njëri prej tyre. - Kemi qëndruar një ditë apo një pjesë të saj, u përgjigjën ata. - Zoti juaj e di më së miri sa keni qëndruar, thanë. - Dërgoni dikë prej jush me këto monedha argjendi në qytet, e të shikojë cili është ushqimi më i mirë dhe t‘u sjellë prej tij ushqim dhe të jetë i sjellshëm dhe të mos i flasë askujt asgjë për ju."[6]
Ditët tona vazhdimisht,
të mirën dhe të keqen në gji e fshehin.
Nuk na thyen as vuajtjet më të ulëta,
e as na poshtëruan fyerjet më të rënda.
Mbi gjithçka shpirti fisnik kaloi,
dhe vuajtje të pamundura duroi.
Me durim shpirtrat i shpëtuam,
me këtë veprim njerëzit u mrekulluan.
"E sa kanë qenë të Dërguar krahas të cilëve shumë besimtarë të sinqertë kanë luftuar dhe nuk u ligështuan për shkak vështirësive që i goditnin në rrugën e Allahut, si dhe nuk u dekurajuan as u dorëzuan – e Allahu i do të fortët – dhe vetëm deklaronin: Zoti ynë, na fal gabimet tona dhe pamaturinë tonë në veprimet tona, dhe na forcon hapat tanë dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar! Dhe Allahu u dha shpërblim në këtë botë, ndërsa në botën tjetër do t’u japë shpërblim më të madh se e kanë merituar, e Allahu i do ata që kryejnë vepra të mira."[7]