Mutrif ibën Abdullahu deklaron: "Udhëtimi më i keq është kalërimi ditë e net. Njeriu që e bën këtë pandeh se po përpiqet gjersa të mos e shohë se e ka kapitur edhe veten edhe shtazën."
Njeriu më i keq dhe më mizori është ai, i cili robërohet në pushtetin e vet dhe që është i pamatur në veprimet e veta. Fisnikëria qëndron midis shkapërdarjes dhe koprracisë, trimëria – midis qyqarllëkut dhe paarsyeshmërisë, mirësia – midis butësisë së tepruar dhe seriozitetit të tepruar, kënaqësia – midis të qeshurit dhe vrazhdësisë, durimi – midis ngurtësisë dhe frikës. Për teprimin ka vetëm një ilaç, e ai është maturia e cila e shuan këtë zjarr. Për zhgënjimin, gjithashtu, ka vetëm një ilaç, e ai është vendosmëria, vizioni dhe shpresa.
"Na udhëzo në Rrugë të drejtë, në rrugën e atyre që u ke dhuruar mëshirën Tënde, e jo të atyre që kanë nxitur zemërim kundër vetvetes, e as të atyre që kanë devijuar!"[1]