Përse njerëzit kanë frikë, brengosen dhe shqetësohen kur e dinë se vetëm Allahu, përherë i Gjalli dhe i Zgjuari, ofron furnizim?
E kuptova se pikëllimet, shqetësimet dhe fatkeqësitë më të madha i sjell lidhja dhe mbështetja te njerëzit. Kjo ndodhë kur dëshirojmë që ata të jenë të kënaqur me ne, t’u afrohemi dhe t’i lavdërojmë. Kjo dëshmon për mungesë të besimit dhe dobësi të imanit tek njerëzit.
I mjeri ti, nëse kënaqesh me jetën e hidhur,
i mjeri ti, nëse je i kënaqur me këtë botë të egër.
Nëse dashuron vërtet, gjithçka e ke e lehtë,
gjithçka që është në tokë, është toka vetë.