Vdekja i afrohet njësoj çdonjërit, tiranit dhe të shtypurit, të fortit dhe të dobëtit, të pasurit dhe të varfrit. Të gjithë para teje kanë vdekur, andaj edhe ti do të shkosh gjurmëve të tyre.
Udhëpërshkruesi i shquar Ibën Batuta e ka përshkruar një varrezë të njohur në veri, në të cilën ishin varrosur mijëra mbretër. Në hyrje të varrezës shkruante:
Pushteti i tyre në pluhur u tret,
kurse nga kokat e kurorat e tyre mbetën vetëm kafkat.
Kjo pamje mbart në vete një porosi shumë të fortë, e ajo është që njeriu shpesh harron se është kalimtar sikur edhe bota e tij. Përkundër kësaj, ai sillet sikur do të jetojë përgjithmonë dhe kështu përfundon në padituri.
"O njerëz, kini frikë nga Zoti juaj! Me të vërtetë, kur të vijë Fundi i botës, dridhja do të jetë ngjarje e madhe!"[1]
"Për njerëzit po afron çasti i dhënies së llogarisë së tyre, kurse ata janë të painteresuar, nuk çajnë kokën për këtë."[2]
Pikërisht për shkak të kësaj sjellje të tyre, Allahu i ka shkatërruar shumë popuj, komunitete dhe vendbanimet e tyre.
"E sa shumë popuj Ne i kemi shkatërruar para tyre! A mund ta shohësh ndonjë prej tyre dhe a mund ta dëgjosh ndonjë zë prej tyre?"[3]
Sa shumë popuj janë zhdukur, të fuqishëm dhe të pasur dhe prej tyre s’ka mbetur asgjë pos kujtimit dhe emrit!
A di gjë për popullin e Endelusit?
Përmenden rrallë vetëm nga karvanët.