Krahas njerëzve që janë robër të mirëfilltë të Allahut, në Tokë jetojnë edhe asesh të pabindur dhe arrogantë. Disa prej tyre janë dalluar me arrogancën e tyre, andaj Allahu në Kuran i ka prezantuar si shembull të krijesave më të prapa.
Për faraonët dhe pasuesit e tyre në Kuran thuhet:
"Ata do të digjen në zjarr në mëngjes dhe në mbrëmje."[1], kurse kur të vijë Çasti do t`u thuhet:
"Flakeni faraonin dhe njerëzit e tij në vuajtjen më të rëndë!"[2]
Karuni ka përfunduar kështu:
"Dhe Ne atë edhe pallatin e tij e shafitëm në tokë, e askush s’mundi ta mbronte nga dënimi i Allahut, por as ai s’mundi t’i ndihmonte vetes."[3]
Për Velid ibën Mugiren, Allahu ka thënë:
"Kurse do ta ngarkoj Unë atë me vështirës."[4]
Umej ibën Halefi kishte marrë kanosje:
"Mjerë ai që mallkon dhe përçmon."[5]
Ebu Lehebi është mbajtur mend për fjalët:
"I shkatërruar qoftë Ebu Lehebi dhe ai u shkatërrua!"[6]
El-As ibën Vaili është përshkruar me këto fjalë:
"Ne do të shënojmë ato që i pohon ai dhe do t’ia shtojmë shumë vuajtjen."[7]