Gati të gjitha gazetat botërore e kishin publikuar lajmin për vetëvrasjen e kryeministrit francez në qeverinë e presidentit Miteran. Arsyeja e vetëvrasjes së tij ishin kritikat e shumta dhe të ashpra drejtuar atij nga ana e shumë gazetarëve. Ky njeri i gjorë nuk kishte mjaft besim, qetësi dhe siguri për t`u përballur me këtë, madje nuk gjeti askënd që do t`i besonte, andaj vrau veten.
Njerëz të tillë, të gjorë të cilët në situata të pakrye kryejnë vetëvrasje në Kuran janë përshkruar si "ata pa udhëzim". Në të vërtetë, Allahu me fjalë të Veta orienton dhe qetëson besimtarët.
"Dhe mos u dëshpëro për shkak të intrigave të tyre."[1]
"Ata nuk mund t’u shkaktojnë dëm, por vetëm u shqetësojnë."[2]
"Dhe duro ata për çka flasin dhe largohu prej tyre në mënyrë të përshtatshme."[3]
Çdo njeri që ka në duar çelësat e udhëzimit shkon drejt rrugës së vërtetë, të sigurisë dhe të logjikës.
"E atë të cilin Allahu e lë të devijuar, askush nuk mund ta udhëzojë në Rrugë të drejtë."[4]
Shumë njerëz i këshillojnë personat e shqetësuar dhe të dëshpëruar të shkojnë te psikiatri për trajtim, të ulen në breg të lumit, të dëgjojnë muzikë dhe të luajnë lojëra të ndryshme. Këto janë porositë e medicinës.
Megjithatë, këshilla e muslimanëve, atyre që i dorëzohen Zotit sinqerisht, është që njeriu të ulet dhe të pushojë ndërmjet ezanit dhe ikametit, të lutet gjatë kësaj kohe, të përmend emrin e Zotit Një dhe të Vetëm, të pajtohet me përcaktimin e Tij për të, të jetë i kënaqur me këtë dhe të mbështetet vetëm tek Allahu i Madhëruar.