Njohja e bukurive të pafund të gjithësisë nga njeriu, i sjellin lehtësime të shumta, qetësi në zemër dhe prehje në shpirt. I tillë është krijimi i Lavdiplotit dhe i Bujarit, në të cilën mund të kënaqet besimtari. Gjithësia është libër i hapur, për të cilën Allahu thotë:
"Ai që krijoi qiejt dhe Tokën dhe i Cili u lëshon shiun nga qielli me ndihmën e të cilit Ne bëjmë që të gjallërohen kopshtet e mrekullueshëm – është e pamundur që ju të bëni të mbijnë pemët e tyre. Mos ekziston zot tjetër pos Allahut? Nuk ekziston, por ata janë popull, i cili Atij i barazojnë të tjerë."[1]
"Qiejt, si e shihni, i krijoi pa shtylla, ndërsa mbi Tokë ka shpërndarë malet e palëvizshme që t’u mos u lëkundë dhe nëpër shtazë të gjitha llojesh ka shpërndarë. Ne e lëshojmë shiun nga qielli dhe bëjmë që mbi të të mbijnë çfarëdo bimësh të dobishme. Kjo është vepër e Allahut; e më tregoni çka kanë krijuar të tjerët, pos Tij? Asgjë! Politeistët janë në mashtrim të vërtetë."[2]
"Thuaj: Shikoni atë çka ka në qiej dhe në Tokë."[3]
Tani do të përmendim disa hollësi në lidhje me gjithësinë me të cilat mund të kuptohet urtësia dhe madhështia e krijimit të tyre.
"Zoti ynë është Ai, i Cili çdo gjëje që krijoi i ka dhënë atë që i nevojitet, pastaj e ka frymëzuar, si ta shfrytëzojë atë."[4]
Poeti ka deklaruar:
Në gjithësi lexoj shenjat,
që në librat e mi s’janë.
Ilia Ebu Madi deklaron:
O fatkeq, ilaç nuk ke,
zgjohesh fytyrëngrysur.
Shikon ferrat e egra dhe të verbra,
kurse lulet as i vëren fare.
Për atë që nuk ka bukuri në shpirt,
të gjitha stolitë qiellore janë të kota.