Shumë poezi e kanë ruajtur kujtimin për njerëz që kanë qenë të mirë, e edhe sot e kësaj dite ne i kujtojmë dhe i përmendim për këtë. Poezi të tilla, për shembull, janë ato për Ibën Bukajen, ministrin e famshëm të vrarë nga Adudu Devle, këtë poemë të mrekullueshme e ka thurur poeti Ebu Hasen el-Enbari:
Lartësia në jetën dhe në vdekjen,
e drejta e një prej atyre mrekullive.
Nëse njerëzit rreth jush ngritën,
kur delegacionet çdo ditë arrijnë.
Nëse ti ke qenë duke qëndruar si orator,
ata qëndruan në këmbë si për namaz.
Duart i zgjate drejt tyre të zhdukura,
sikur donë tu dhurosh dhurata atyre.
Kurse brendia e tokës u ngushtua,
dhe i shfaqi rrudhat e pleqërisë.
Ajri i rëndë me varrë zëvendësohet,
sot ju përshëndetën nga të gjitha anët.
Çfarë i thonë tokës tallazet,
sepse filloi një rrebesh shiu.
Të përshëndet ty Mëshiruesi,
dhe lum zemra e qetësuar.
E kockat nën kujdesin e shpirtrave shihen,
rojet e besueshëm duke i ruajtur.
Skuqje rreth zjarrit gjatë natës do të ketë,
kështu ke qenë edhe në jetë.
Çfarë shprehje të bukura, çfarë vargje të bukura, sa fisnike dhe ideale që janë, sa kuptime të mëdha që përmbajnë. O Zot sa lavdërime dhe mendime të bukura, më të mira sesa vet kurora!
Kur dëgjoi këto vargje Adudu Devle për atë që e kishte vrarë, i rrodhën lot në sytë e tij dhe tha: "O Zot, do të dëshiroja që të më kishin vrarë mua e të më kishin kryqëzuar dhe të flisnin për këtë sesa që jam gjallë."
Kur vritet Muhamed ibën Hamid et-Tusi në rrugën e Allahut, Ebu Temami recitoi:
Le të flasin ligjëruesit dhe le të merret vesh çështja,
për syrin që nuk loton nuk ka asnjë justifikim.
Vdiq Muhamedi e mbeti shpresa pas,
për tu plotësuar prej një udhëtimi në tjetër udhëtim.
Rrobat nga vdekja janë të kuqe,
natën e saj të vetme, edhe pse ishin të gjelbra.
Kur e dëgjoi, Mu'tesimi këtë poemë të mrekullueshme tha: "Të pakët janë ata që vdiqën e që u janë thurur këto vargje kaq të bukura."
Poashtu është edhe një poemë e bukur për fisnikun, Kuteibe ibën Muslim, komandantin e famshëm, ky njeri fisnik e dha pasurinë dhe jetën e tij në rrugë të Allahut, i ndihmonte të plagosurit, qëndronte me të lënduarit, u jepte të varfërve, i ushqente të uriturit, i strehonte të frikësuarit, e kur ai vdiq një prej poetëve i thuri këto vargje:
U largua i biri i fisnikut kur nuk mbeti më lindja,
e as perëndimi nuk e teproi për të në lëvdatë.
E ju a e dini se çfarë mirësie solli dora e tij,
për njerëzit mungesa e tij si do t`i mbush faqet.
Toka ngushtohet nga ajo që ka bërë ai.
po të ishte gjallë do ngushtoheshin të drejtit.
Sytë më janë mbushur me lot e do të qaj,
mos ma shih për mëri por trupi më tradhtoi.
Ajo që unë dhe pjesa më e madhe e përjetuam,
asnjë gëzim e kënaqësi pas vdekjes sate nuk do jetë i njëjtë.
Harrojmë që i gjalli do vdes dhe do ngritët,
në një nga mënyrat se si ka jetuar.
Ndoshta lavdërim të tepërt përmendëm,
por i madh ishe edhe para se të lavdërojnë.
Ose për mëkëmbësin e Egjiptit - Hasibin, mirësinë e cilit e ka recituar poeti i shquar Ebu Nuvasi.
Nëse ju nuk e vizitoni vendin e tokave pjellore,
çdo vizitë në vend pas tyre është e kotë.
Çfarë mirësie dhe zgjidhje ka ofruar,
por bujaria i shkon ku këmba i shkel.
Njeriu që me paratë e tij e bleu një falënderim të mirë,
sepse ai e ka ditur se shtëpitë vinë rrotull.