Lumturia arrihet me planifikim të arsyeshëm, kryerje të qëllimeve dhe mbështetje tek Allahu.
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), në shumë beteja e kishte mbartur mburojën dhe kishte luftuar, ndonëse ishte njeri i cili mbështetej më së shumti te Allahu. Pra, nevojitet punë dhe veprim, e pastaj mbështetja tek Allahu. Prandaj i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka thënë: "Lidhe devenë, e pastaj mbështetu te Zoti."
Puno dhe mbështetu tek Allahu, këto të dyja janë pjesë përbërëse të fesë, ndërkohë që është gabim të mbështetesh te Allahu duke mos bërë asgjë.
Lidhur me këtë Ibën Xhevzi ka cituar një tregim për njeriun i cili e kishte kafshuar gishtin e vet, e kishte lënë gjakun të kullojë dhe kishte vdekur, pa marrë një fashë për ta ndaluar gjakderdhjen dhe vdekjen.
Apo tregimi i njeriut që e kishte prerë barkun e gomarit për ta shikuar a do të ngordh apo jo pa e mjekuar.
Tregohet se Taha Huseini, shkrimtar i shquar egjiptas, vozitësin e vet e kishte porositur: "Mos nxito, nëse do të arrijmë më herët."
Kjo është në harmoni me thënien: "Kush ecë më ngadalë gjithmonë arrin i pari."
Poeti ka thënë:
Mund të kuptojnë se ai ka nevojë për pak kujdes,
e kjo mund të jetë e nxituar me shkarje.
Prandaj në Kuran thuhet: "Dhe të jetë i sjellshëm."[1]
"Nga ajo që ka krijuar, Ai ka bërë për ju hije; ka bërë për ju streha nëpër male; ka bërë për ju rroba që t’ju mbrojnë nga nxehtësia; ka bërë për ju veshje prej metali për t’ju mbrojtur në luftë. Kështu, Ai i përsos begatitë e Veta mbi ju, me qëllim që ju t’i bindeni vullnetit të Tij."[2]
Prandaj, gjërat duhet kryer ngadalë, me kujdes dhe pa nxitim.