Lumturia nuk është e vërtetë nëse nuk është e plotë. Lumturia e vërtetë është ajo që të shoqëron në dynja dhe në ahiret, në të njohurën dhe në të panjohurën, sot dhe nesër. Këtë lumturi nuk mund ta turbullojë asgjë dhe pronari i saj nuk mund të jetë i zemëruar.
Nu'man ibën Mundhiri, mbreti i Irakut, ishte ulur nën një pemë dhe po pinte verë. Gjykatësi i atjeshëm Adij ibën Zejdi deshi t`i jepte një këshill të bukur, andaj i tha: “O mbret, a e di ç’dëshiron të thotë kjo pema?”
“Çka?”, i nevrikosur e pyeti mbreti.
Adij iu përgjigj: “Shumë kalorës pushojnë nën hijen time dhe e shuajnë etjen me verë, por assesi ta kuptojnë se koha i bluan dhe i shpie në botën e panjohur.”
Kur e dëgjoi këtë, Nu'mani u frikësua, e la verën dhe ishte i pikëlluar deri në fund të jetës.
Ngjashëm kishte ndodhur edhe me shahun iranian që lavdërohej se shteti i tij, Persia, ishte e vjetër 2.500 vjet dhe donte të zgjeronte kufijtë e mbretërisë së tij edhe më tej. Por ndodhi pikërisht e kundërta, vetë populli i tij e largoi nga froni dhe e dëboi.
"Ai fuqinë e vet ia jep atij që dëshiron dhe ia merr atij që ai dëshiron."[1]
Pra, shahu u dëbua me turp nga pallati, u la pa asgjë, pa para dhe pa famë. Vdiq në varfëri të skajshme dhe askush nuk qau për të.
"Dhe sa kanë lënë kopshte e burime, edhe ara të mbjella, edhe pallate të mrekullueshëm, edhe kënaqësi të cilat i kalonin në gëzim!"[2]
Njësoj i kishte ndodhur edhe presidentit të Rumanisë Çausheskut. Ai kishte sunduar 22 vjet, kishte gardën e posaçme që e mbronte dhe numëronte 70 mijë ushtarë. Por, pas dy dekada shtypjesh dhe vuajtjesh, populli i mllefosur hyri në pallatin e tij dhe bashkë më ushtrinë e vranë.
"Dhe Ne edhe atë edhe pallatin e tij e zhytëm në Tokë, dhe askush nuk mundi ta mbrojë nga dënimi i Allahut, por as ai nuk mundi ta ndihmojë veten."[3]
Iku, e mbeti pa dynja dhe pa ahiret.
Presidenti filipinas Markos u pasurua shumë në llogari të popullit të vet që po jetonte në varfëri dhe në mjerim për shkak të mashtrimeve dhe padrejtësive të tij. Megjithatë, e arriti dënimi, u dëbua nga vendi, ia ndalua çdo kontakt me familjen dhe madje kur vdiq nuk deshën as ta varrosin në vendin në të cilin u lind dhe jetoi.
"Dhe të gjithë ata i dënuam në bazë të mëkateve të tyre: mbi disa dërguam erën plot rërë, kurse disa i shkatërruam me një zë të tmerrshëm; disa i varrosëm në tokë, kurse disa i fundosëm. – Allahu nuk u bëri të padrejtë, ata i shkaktuan dëm vetvetes."[4]
"Vallë a nuk e pengoi dinakërinë e tyre. "[5]
"Dhe Allahu e dënoi edhe nga këto dhe nga fjalët e mëhershme."[6]