Besimi eshte rruga e shpetimit
Aid el Karni
Në shumë libra, e posaçërisht në dy prej tyre: ?Zotin e konfirmon shkenca moderne? dhe ?Medicina është hyrje e besimit?, e kam kuptuar që besimi në Zot dhe mbështetja tek Ai është ilaçi më i mirë për brengat dhe telashet e njerëzve.
"Atëherë me siguri do të kujtoni fjalët e mia! Kurse unë rastin tim po ia lë Allahut; vërtet Allahu i sheh robërit e Vet."
"Asnjë e keqe nuk do të ndodhë pa dëshirën e Allahut, ndërsa Ai zemrën e atij që e beson Allahun do ta udhëzojë ? Allahu di gjithçka më së miri."
Të kuptuarit e drejtë të përcaktimit dhe pajtimi me atë që është përcaktuar sjell lehtësim të madh në jetë.
"E atyre që ndjekin të Dërguarin Tonë, Profetin që nuk di shkrim e as lexim, të cilin ata do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Ungjill. Ai do t?i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t?i ndalojë nga të këqijat; do t?ua lejojë të mirat e do t?ua ndalojë të këqijat, i cili do t?i lirojë nga barra dhe vështirësitë që i kishin. Prandaj ata që e besojnë atë, të cilët e mbështesin dhe e ndihmojnë dhe e ndjekin dritën e dërguar përmes tij ? do ta arrijnë atë që e kanë dëshiruar."
E di që s?më ka goditur asnjë e keqe,
e që s?e kanë provuar shumë njerëz para meje.
Autorët më të famshëm perëndimorë, si Kejsi Morison, Aleks Karil dhe Dejl Karnegi, konsiderojnë se besimi në Zot është rrugëdalja e vetme për Perëndimin, i cili është zhytur në materializëm të cekët. Ata më tutje theksojnë se shkaktari më i madh i vetëvrasjeve në Perëndim është pikërisht ateizmi dhe mohimi i Zotit, Zotit të të gjithë botëve.
"O Davud, ne të bëmë mëkëmbës në Tokë, andaj gjyko njerëzit me drejtësi dhe mos u mashtro pas pasionit që të mos largojë nga rruga e Allahut; ata që largohen nga rruga e Allahut i pret vuajtje e madhe në botën tjetër ngase e kanë harruar Ditën në të cilën do të japin llogari."
"Bëhuni të sinqertë në besnikërinë ndaj Allahut, mos e konsideroni askënd të barabartë me Të! Kurse ai që e konsideron se dikush është i barabartë me Allahun ? do të jetë si ai, i cili ka rënë nga qielli dhe të cilin e kanë çukitur shpendët, ose ai të cilin era e ka flakur në një vend të largët."
Revista ?Shark el-Evsat? e datës 21.4.1415. sipas Hixhrës shënon citate nga memoaret e bashkëshortes së ish presidentit të SHBA-ve, Xhorxh Bush në të cilat ajo shkruan se disa herë kishte dashur të kryente vetëvrasje në mënyra të ndryshme.
Është i njohur gjithashtu rasti i Kuzmanit, i cili kishte luftuar trimërisht dhe me vetëmohim në Uhud. Të gjithë deklaronin dhe mendonin se ishte nga banorët e Xhenetit, por i Dërguari kishte deklaruar se është prej banorëve të xhehenemit ngase kur ishte plagosur rëndë, nuk u përmbajt prej dhimbjeve por bëri vetëvrasje.
"Thuaj: A dëshironi t?i tregoj veprat e të cilit nuk do të pranohen në asnjë mënyrë, puna e të cilit në këtë botë do të jetë e kotë, e të cilët do të pandehin se ajo që bëjnë është e mirë?"
Kjo gjithashtu është porosi e ajetit:
"Kurse ai që ia kthen shpinën Librit Tim, ai do të çojë jetë të rëndë dhe Ditën e Gjykimit do ta ngjallim të verbër."
Muslimani nuk mund t?i bëjë këto gjëra pavarësisht se në çfarëdo situate që ndodhet. Abdesi, dy reqate namaz dhe përulja largon të gjitha brengat dhe shqetësimet.
"Prandaj duroji fjalët e tyre dhe kryeje namazin, duke madhëruar Zotin tënd, para lindjes së Diellit dhe para perëndimit të tij, e kryeje atë në orët e natës, e edhe në skajet e ditës ? për të qenë i lumtur."
Në Kuran do të hasim çështje mbi botën e jobesimtarëve, mbi mashtrimet dhe bredhjet e tyre.
"Ç?kanë ata që nuk besojnë?!"
Ç?është ajo që u largon nga besimi, ndërkohë që çdo gjë përreth aludon për Krijuesin, gjithçka ju shpie tek Ai?
"Ne do t?u ofrojmë argumentet Tona në hapësirat e gjithësisë, por edhe te vetë ata, gjersa të mos u bëhet tërësisht e qartë që Kurani është e vërteta. Ani, a nuk të mjafton fakti që Zoti yt është i informuar për çdo gjë?"
Të gjithë njerëzit duhet ta kenë të qartë se Muhamedi është i Dërguar i Zotit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), se vetëm Allahu meriton të adhurohet dhe të respektohet, se vetëm Islami është fe e përsosur të cilën duhet ta pasojnë të gjithë njerëzit.
"Feja nuk lejohet të imponohet me dhunë ? Rruga e drejtë dallon qartë nga devijimi! Ai që nuk e beson shejtanin, ndërsa e beson Allahun ? kapet për lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet dot. ? Ndërsa Allahu dëgjon dhe di gjithçka."