Besimtari vëllait të tij musliman duhet t’i drejtohet me emrat më të bukur ngase kjo në zemrën e tij zgjon gëzim dhe lumturi.
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka folur shumë për raportet ndërmjet besimtarëve. Mirësjellja ndaj vëllezërve hynë në sadakë edhe për shkakun se krejt kjo i lumturon dhe i trimëron ata.
"Buzëqeshja ndaj vëllait tënd është sadakë."
"Bëje një vepër të mirë, qoftë edhe vetëm duke i buzëqeshur vëllait tënde kur e takon."
Duhet shfrytëzuar çdo rast për të biseduar me vëllezërit, duke i informuar për diç dhe duke i transmetuar diç të mirë. Assesi nuk duhet të anashkalohet vëllai në fe, e as të vihet në situatë që me të të bisedojmë vetëm sipas nevojës.
Kjo buron nga hadithi i të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), në të cilin ai thotë: "Ai që nuk interesohet për gjendjen e muslimanëve, nuk është njëri prej tyre."
"Kurse besimtarët dhe besimtaret janë të mirë ndaj njëri tjetrit: kërkojnë të kryhen veprat të mira, ndërsa largojnë nga të këqijat, edhe falin namaz dhe japin zeqat, edhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Këta janë të cilët Allahu do t’i mëshirojë me siguri. – Allahu është vërtet i fortë dhe i urtë. Allahu u premton besimtarëve dhe besimtareve kopshte të Xhenetit nëpër të cilat do të rrjedhin lumenj, në të cilët do të qëndrojnë përgjithnjë, edhe pallate të bukura në kopshtet e Adnit. Ndërsa edhe një mirësi e vogël e Allahut është më e madhe se krejt kjo; kjo do të jetë, pa dyshim, sukses i madh! "[1]
Vëllain nuk duhet qortuar për shkak të një gjëje që ka kaluar, askush as që guxon ta fyej e ta poshtëroj.
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka thënë: "Mos u bëj hipokrit ndaj vëllait, mos e përqesh dhe mos e shkel atë që i ke premtuar."