Tani do të flas për virdin e mëngjesit të cilin duhet ta kryesh gjithnjë. Ky vird do të bëjë të lumtur, të mbrojë nga të këqijat e shejtanit dhe të njerëzve,si dhe do të jetë mburojë deri në mbrëmje.
Lutjet në vazhdim janë transmetuar në mënyrë autentike nga i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), kurse ne do t’i citojmë këtu:
1. Jemi zgjuar nën mbrojtjen dhe pushtetin e Allahut. Falënderuar qoftë Ai. Nuk ka zot tjetër pos Tij. Atij i takon tërë pushteti e mirënjohja dhe vetëm Ai është i denjë ta bëjë gjithçka. Zoti im, të lutem për mirësi në këtë natë dhe pas saj, ndërsa mbështetem te Ti nga prapësitë e kësaj nate dhe pas saj. Zoti im, mbështetem te Ti nga përtacia, plakja e shëmtuar, vuajtja në zjarr dhe vuajtja në varr.
2. Zoti im, i cili di gjithë çka është e fshehur dhe e dukshme, Krijuesi i qiellit dhe i Tokës, Zot dhe Sundimtar i çdo gjëje. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër pos Teje. Të mbështetem nga të këqijat e shpirtit tim, e keqja e shejtanit dhe shirku. Të mbështetem që të mos bëj ndonjë të keqe ndaj vetvetes as ndaj muslimanëve të tjerë.
3. Me emrin e Allahut, pranë emrit të Cilit nuk mund ta dëmtojë asgjë as qiellin e as Tokën. Ai di gjithçka dhe dëgjon çdo gjë. (tri herë)
4. Zoti im, u zgjova duke të dëshmuar Ty, engjëjt të cilët bartin fronin Tënd dhe të gjitha krijesat Tua. Nuk ka zot tjetër pos Teje. Ti je i vetmi dhe askush nuk është i barabartë me Ty, kurse robi Yt Muhamedi është i Dërguari Yt. (katër herë)
5. Zoti im, mbështetem te Ti që të mos shoqëroj dikë me qëllim dhe kërkoj falje prej Teje për atë që nuk e di. (tri herë)
6. Jemi zgjuar në natyrën e Islamit, me fjalë të sinqerta, në fenë e të Dërguarit tonë Muhamedit dhe në miletin e babait tonë Ibrahimit, i cili ka qenë besimtar i sinqertë dhe nuk ka konsideruar askënd të barabartë me Zotin. (tri herë)
7. Madhëruar dhe lavdëruar qoftë Allahu aq sa ka krijesa të Tij, sa është Vetë i kënaqur, sa është i rëndë froni i Tij dhe sa janë fjalët e Tij. (tri herë)
8. Jam i kënaqur që Allahu të jetë Zoti im, Islami feja ime dhe Muhamedi i Dërguari im. (tri herë)
9. Mbështetem te fjalët e përsosura të Allahut nga e keqja që e krijoi. (tri herë)
10. Zoti im, me emrin tënd jemi zgjuar, me emrin Tënd do të flemë gjumë. Për Ty jetojmë dhe vdesim dhe te Ti kthehemi.
11. Nuk ka zot tjetër pos Allahut, Ai nuk ka shok. Atij i takon çdo falënderim, pushtet dhe Ai është i denjë për gjithçka. (njëqind herë)