Buhariu në Sahihun e tij përmend rrëfimin vijues: "Një njeri nga Benu Israilët kërkoi nga miku i tij një hua prej njëmijë dinarësh.
Miku e pyeti: ‘A ke dëshmitar?'
'Allahu është dëshmitari im’, u përgjigj njeriu.
'Më mjafton Allahu si dëshmitar’, i tha miku.
‘Po a ke dikë që do të garantojë dhe të mbrojë?', miku e pyeti.
‘Allahu është mbrojtësi im’, i tha njeriu.
'Më mjafton Ai si mbrojtës', i tha miku.
Pastaj ia solli paratë, u dakorduan për datën e kthimit dhe njeriu shkoi në shtëpi e cila ndodhej në anën tjetër të lumit. Pasi erdhi data e kthimit të parave, ai u nis te miku për t’ia kthyer paratë huan. Por, në breng nuk gjeti asnjë varkë për ta hedhur në anën tjetër. Priti gjatë për të gjetur diçka më qëllim që ta kaloj lumin. Kështu erdhi nata, dhe burri deklaroi: 'O Zoti im, miku im më pyeti për dëshmitar, e unë të kisha vetëm Ty. Më pyeti për mbrojtës dhe unë të kisha vetëm Ty. Andaj, tani të lutem Ty, që kjo letër të arrijë tek ai.'
Pastaj shkroi disa fjalë dhe i la paratë e letrën në zgavrën e një peme dhe e flaku në lumë. Me dëshirën dhe mirësinë e Allahut, njeriu i cili e kishte dhënë huan gjithashtu kishte dalë në breg duke pritur nëse do të vinte miku. Kur e pa që nuk do të vinte, ai filloi të mblidhte dru për familjen e vet. Mori disa dru dhe kur arriti në shtëpi, në njërin prej tyre gjeti letrën dhe paratë.
Allahu është dëshmitari më i mirë dhe ndihmon gjithnjë. Ai është mbrojtësi më i mirë dhe është gjithnjë me robërit e Tij.
"Besimtarët duhet të mbështeten te Allahu."[1]
"Te Allahu mbështetuni nëse jeni besimtarë."[2]