Një njeri i famshëm nga Riadi më ka rrëfyer një tregim të çuditshëm që kishte ngjarë në vitin 1376. hixhri. Në realitet, një grup njerëzish nga Riadi kishte shkuar në Detin e kuq për të gjuajtur peshq. Në anije kaluan tri ditë e tri net, por nuk kapën asnjë peshk. Ata i falnin rregullisht pesë namazet e obliguara, kurse pranë tyre ishte një grup njerëzish të cilën nuk faleshin fare, ndërkaq ata patën gjueti shumë të pasur. Kështu njëri prej grupit që falej deklaroi: "Subhanallah! Ne i kryejmë të pesë namazet që na i ka caktuar Allahu, por nuk kemi kapur asgjë. Kurse këta afër nesh nuk falen fare, por kanë gjuajtur aq mirë."
Atëherë shejtani i nxiti, dhe nuk e falën as sabahun, e as drekën, e as iqindinë dhe para muzgut shkuan për gjueti. Atë mbrëmje zënë peshk. Kur ia hapën barkun, gjetën në të një xhevahir. Një njeri mori xhevahirin, e puthi dhe e shikoi duke deklaruar: "Subhanallah! E falënderoj Atë për gjithçka që na jep edhe përkundër faktit që nuk i jemi bindur! Në këtë furnizim ka paralajmërim për ne."
Pastaj e hodhi xhevahirin në det dhe tha: "Allahu do t’na japë diç më mirë se kaq, unë s’dua ta marr ngase e kam fituar ashtu që i kam lënë anash namazet."
Pastaj të gjithë shkuan në tendat e tyre në breg dhe e falën namazin. Pas namazit sërish shkuan për peshkim dhe e kapën një peshk në të cilin gjithashtu gjetën një xhevahir dhe deklaruan: "Falënderuar qoftë Allahu për furnizimin e mirë dhe të lejuar që na dhuroi pasi jemi falur, përmendëm emrin e Tij dhe kërkuam falje prej Tij."
Shikoje vetëm se si fitimi i papastër i arritur pas mosbindjes ndaj Allahut, u bë i pastër dhe i lejuar pasi njerëzit iu kthyen Allahut.
"Sikur ata të kënaqeshin me atë që u ka dhënë Allahu dhe i Dërguari i Tij, do të thoshin: Na mjafton Allahu! Allahu do të na japë nga mirësitë e Veta; edhe i Dërguari i Tij. Ne vetëm tek Allahu i varim shpresat."[1]
Sa i mirë dhe i mëshirshëm është Allahu ndaj robërve të Vet. Nëse ata braktisin diç për hir të Tij, ai ua kthen me një shpërblim edhe më të mirë.
Ky rrëfim më kujton një ngjarje nga jeta e Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të). Një ditë Aliu, hyri në xhami në Kufe për të falur namazin-Duha dhe para hyrjes ia dha mushkën një djali t’ia ruante. Kur Aliu, hyri në xhami, djali hoqi frerin nga mushka dhe shkoi në treg për ta shitur. Aliu, doli dhe e gjeti vetëm mushkën, pa fëmiun dhe pa frerë, andaj dërgoi një njeri për të parë ç’kishte ndodhur. Njeriu u kthye shpejt dhe i tha Aliut, se çuni e kishte shitur frerin për një dërhemë. Pastaj Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të), deklaroi: "Subhanallah! E kisha ndërmend t’ia jepja një dërhemë hallall ngase më kishte kryer një shërbim, por ai paska vendosur ta fitojë në mënyrë të ndaluar (haram)."
Allahu është gjithnjë me robërit e Vet. Ai i mbron ata në çdo moment dhe shprehë mëshirë e mirësi të paskajshme ndaj tyre.
"Në çfarëdo pune që të jesh, çfarëdo gjëje që të lexosh nga Kurani dhe çfarëdo pune që të bëni o njerëz, Ne jemi dëshmitarë, kur ju të thelloheni në të. Zotit tënd nuk i fshihet asnjë grimë peshe, në Tokë e në qiell; e as më pak nga ajo e as më shumë nuk mbetet pa u shënuar në Librin e qartë."[2]