Hipokrati ka deklaruar: "Më mirë është të marrësh pak diçka që është e dëmshme se ta teprosh me atë që është e dobishme. Vazhdoni shëndetin dhe jetën ashtu që nuk do të përtoni dhe ta teproni në ushqim dhe në pije."
Njerëzit e urtë kanë deklaruar se çdonjëri që dëshiron shëndet duhet të hajë ushqim të mirë dhe të shëndetshëm, të mos e teprojë në ushqim dhe në pije, të shëtisë pas darkës, të flejë me stomak të zbrazët dhe të jetë aktiv fizikisht.
Harithi ka deklaruar: "Kush dëshiron jetë të gjatë duhet të hajë pak, të mos hajë darkë, të mos e teprojë me veshmbathje dhe marrëdhënie seksuale me gratë."
Platoni ndër gjërat që janë të dëmshme për jetën ka llogaritur zemërimin, makutërinë dhe përqeshjen e njerëzve të ditur.
Është e mirë thënia e cila thotë se pacientët më të mirë janë ata që e teprojnë me ushqim, ngase ata e vizitojnë mjekun gjithnjë.
Tani, ja disa këshilla dhe paralajmërime të bazuara në sunetin e të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).
Janë katër gjëra që e dobësojnë trurin: të folurit e tepërt, gjumi, ushqimi dhe marrëdhëniet seksuale. Të gjitha këto gjëra e dobësojnë fuqinë e njeriut, e lodhin trupin e tij dhe e largojnë bukurinë nga fytyra e tij.
Gjumi në agim, namazi i pakët, përtacia dhe tradhtia e pakësojnë furnizimin tonë.
Namazi i natës, kërkimi i faljes në agim, dhënia e sadakës dhe të përmendurit e Allahut në fillim dhe në fund të ditës e shton furnizimin tonë.
Varshmëria nga pijet dhe pemët, brenga, pikëllimi dhe gjumi i gjatë e shkatërrojnë mendjen dhe intelektin.
Zemra e qetë, pak ushqim e pije, ushqimi i shëndoshë dhe aktiviteti fizik e fisnikërojnë mendjen dhe e rrisin aftësitë intelektuale.