Ndonëse kam jetuar pak dhe kam qenë njeri i zakonshëm, kam mësuar se vetvetes i kam shkaktuar më shumë telashe dhe i kam shkaktuar më shumë dëm kur i jam përgjigjur prapësive dhe i jam kundërvënë padrejtësisë së shkaktuar. Gjithnjë kam menduar se duke e kthyer të keqen dhe padrejtësinë do ta kënaq shpirtin dhe do të realizoj të drejtën. Por, ishte e kundërta. Në këtë mënyrë armiqësia midis meje dhe njeriut i cili më kishte sulmuar ndizej dhe thellohej edhe më shumë. Ndërsa sikur vetëm njëri prej nesh të ishte ndalur, sikur të kishte biseduar dhe të kishte menduar, do të gjenim një fjalë të përbashkët dhe do të arrinim kulmin e komunikimit ndërnjerëzor, e kjo është falja, toleranca dhe mëshira.
" Për ata të cilët, edhe kur kanë shumë edhe kur kanë pak, japin sadakë, të cilët e përmbajnë zemërimin dhe ua falin njerëzve – kurse Allahu i do ata të cilët kryejnë vepra të mira: edhe për ata të cilët, kur kryejnë ndonjë mëkat ose kur bëjnë mëkat ndaj vetvetes, e kujtojnë Allahun dhe i luten për faljen e mëkateve të veta – e kush mund të falë mëkate nëse jo Allahu?- edhe të cilët nuk këmbëngulin me qëllim në mëkat. Ata i pret shpërblimi – falja nga Zoti i tyre edhe kopshtet e Xhenetit, nëpër të cilët do të rrjedhin lumenj, në të cilët do të qëndrojnë përgjithnjë, e sa shpërblim të bukur ka për ata që veprojnë kështu! "[1]
"Padrejtësia mund të kthehen më masë të njëjtë, kurse atë që falë dhe pajtohet Allahu do ta shpërblejë; Ai, me të vërtetë, nuk i do ata që shkaktojnë padrejtësi. Nuk do të përgjigjet ai i cili përgjigjet ndaj padrejtësisë së pësuar me masë të njëjtë, por do të përgjigjen ata që shtypin njerëzit dhe shkaktojnë çrregullim në Tokë pa kurrfarë baze; ata i pret vuajtje e dhembshme. Të durojë i përmbajtur dhe të falë – kështu duhet të veprojë çdo njeri i mençur."[2]
"Ti largohu prej tyre dhe thuaj: Mbetshi me paqe! – e ata me siguri do ta mbajnë mend!"[3]
"Le të më falin dhe të mos më mbajnë inat! A nuk do t’u pëlqente qe edhe Allahu t’ua falë juve? Ndërsa Allahu falë dhe është i mëshirshëm. "[4]
"E mira dhe e keqja nuk janë njësoj! Të keqen ktheje me të mirë, andaj edhe armiku befas mik i ngushtë do të bëhet. "[5]
Prandaj, fyerjet dhe të këqijat nuk duhet kthyer me masë të njëjtë. Ato as që duhet përfillur fare.
"Njeriu i mirë dhe durimtar është si deti i cili i mahnit me gjerësinë dhe madhësinë e tij. Ai fsheh shumë në vete dhe duron shumëçka, por gjithnjë mbetet krenar dhe i pastër. Allahu i mbron besimtarët dhe ata janë nën mbikëqyrjen e Tij, kurse ai që të urren me siguri do të mbetet pa gjurmë."[6]