Leximi i librave e fisnikëron mendjen, sjell shumë njohuri dhe këshilla të vlershme dhe e ndriçon njeriun me urtësi. Njeriu i cili lexon shumë libra flet bukur dhe me elokuencë, di të lumturojë të tjerët, di të ngushëllojë dhe di të ofrojë këshillë të duhur.
Shoqërimi me një njeri të tillë është më mirë se çdo ndejë, kjo është gjëja më e mirë për shpirtin dhe për mendjen. Urtësia të cilën e transmeton njeriu që lexon është sikurse pema që jep fryte gjithnjë.
Ai që nuk lexon libra dhe nuk i përkushtohet diturisë jeton në errësirë. Njeriu i tillë është i paarsimuar dhe jo elokuent. Mirëpo, ai dobësinë e vet intelektuale e bart tek të tjerët dhe kështu ndryshk tek ai çdo virtyt. Nga njeriu i tillë kurrë nuk do të dëgjoni diç të mençur, këshillë të bukur dhe thënie të dobishme. Gjithçka që ai di janë shaka të kota dhe përgojime.
Allahu i Madhërishëm na ruajt nga mendja e sëmurë dhe boshe, si dhe nga shpirti i pandjeshëm, ngase kjo është fatkeqësia më e madhe. Allahu na dhashtë forcë të lexojmë libra dhe të marrim mësim prej tyre.