Tirmidhi në Sunenin e tij citon hadithin: “Atij që qëndron i sigurt në mesin e familjarëve të tij, është me shëndet të mirë dhe ka ushqim për atë ditë i është dhënë krejt pasuria e kësaj bote.”
Porosia e hadithit është më se e qartë. Nëse kemi ushqim të mjaftueshëm për një ditë, nëse jemi të sigurt të jetojmë në mesin e njerëzve tjerë, atëherë jemi më të lumturit. Është vërtetë për tu çuditur se këtë e kanë pjesa më e madhe e njerëzve, por nuk e zënë në gojë, nuk e mendojnë e as që e përmendin këtë mirësi.
Allahu të Dërguarit të Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), i ka thënë: “Sot e plotësova mirësinë Time.”
Prandaj, ne duhet të mendojmë, cila është kjo mirësi, çfarë është ajo vallë?
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), flinte në një dhomë me mure të argjilës, tavani i mbuluar prej gjetheve të palmës. Lidhte në stomak një gurë që të mos e mundonte tepër uria, flinte në koret e palmës që shpesh lenin gjurmë në trupin e tij. Një herë, madje plot tri ditë e kishte kërkuar qoftë edhe një hurmë të vetme për ta shuar urinë.
Kulmi i vjetruar i shtëpisë tënde,
të gjitha pallatet i ka kaluar.
Mbretërit shumë kulla kanë ndërtuar,
por famën tënde s’e arrin dot asnjëri.
"Bota tjetër, vërtet, është më e mirë për ty se kjo botë, kurse Zoti yt me siguri do të japë, ndaj do të jesh i kënaqur!"[1]
"Me të vërtetë Ne të kemi dhënë shumë të mira."[2]