Natyra qe e krijoi Allahu
Aid el Karni
Kur tokën e mbulojnë furtuna të rënda, kur bubullimat të gjëmojnë dhe errësira e mbulon botën, natyra jonë zgjohet.
"Ai ju mundëson të udhëtoni nëpër tokë dhe nëpër det. Ndaj kur ndodheni në anije dhe kur ato lundrojnë nën puhinë e lehtë me udhëtarë, e ata për këtë gëzohen, vjen një erë e fuqishme dhe u sulen valët nga të gjitha anët, ata që janë të bindur se do të pësojnë, i luten sinqerisht Allahut: Nëse na shpëton prej kësaj, me siguri do të falënderojmë!"
Vetëm muslimani i drejtohet Zotit të Tij edhe kur është mirë edhe kur është keq, edhe kur e ka të vështirë edhe kur e ka të lehtë.
"Dhe sikur të mos ishte një prej atyre që e madhërojnë Allahun, me siguri do të mbetej në barkun e tij deri Ditën kur të gjithë do të ringjallen."
Numri më i madh i njerëzve i luten me përulje Allahut vetëm në vështirësi ose kur kanë nevojë të domosdoshme. Ndërsa kur rreziku kalon dhe njeriu i tillë e arrin atë që e shpreson, ai e harron Zotin. Por, me Zotin nuk mund të luhet si me fëmijën, e as mund ta mashtrosh Atë.
"Ata përpiqen ta mashtrojnë Allahun dhe ata që besojnë, ndërsa ata pa e kuptuar, e mashtrojnë vetëm veten."
Njerëzit e tillë janë vetëm nxënës të mashtruesit të madh faraonit, i cili para së të vdiste kishte deklaruar se besonte, andaj i është përgjigjur:
"Përse tani, kurse më parë ke qenë jobesimtar dhe ke mbjellë çrregullim?!"
Në një radio-stacion britanik e kam dëgjuar se kur Iraku e kishte okupuar Kuvajtin, Margaret Taçer, ishte shefja e qeverisë së Britanisë së Madhe dhe atëbotë ndodhej në Kolorado të Amerikës, e pas marrjes së lajmit kishte nxituar në kishë për tu lutur.
Kjo është vetëm edhe një dëshmi se njerëzit në çaste të vështira i kthehen Krijuesit, ndonëse janë në rrugë të gabuar. Në të vërtetë, në shpirtin e tyre gjendet fara e besimit.
?Çdo fëmijë lind në fe të vërtetë, pastaj prindërit e bëjnë hebre, krishterë ose zjarrputist.?