Mos u dëshpëro, jeta është shumë më e shkurtër se sa pandeh
Dejl Karnegi citon një tregim mjaft interesant të cilin këtu duhet transmetuar në tërësi. Një njeri i quajtur Hani ishte sëmurë rëndë. E kishte një sëmundje të pashërueshme të stomakut dhe mjekët e informuar se i kanë mbetur vetëm disa momente të jetës dhe e këshilluan të mendojë lidhur me varrimin e vet.
Papritur, Hanit nëpër kokë i shkau një ide e jashtëzakonshme. I tha vetes: "Nëse më ka mbetur vetëm pak jetë, atëherë përse të mos e shfrytëzoj në tërësi? Gjithë jetën ëndërroj të vij rreth e rrotull botës. Ja, tani mu dha rasti i jashtëzakonshëm ta përmbush këtë dëshirë të kahershme."
Ndonëse mjekët e paralajmëronin dhe përpiqeshin ta ndalonin nga kjo iniciativë, Hani bleu biletën dhe u nis për në rrugë. Hipi në anije dhe filloi realizimin e ëndrrës së tij. Rrugën e filloi plot gëzim dhe hare. Gruas i dërgoi një letër në të cilën shkruante: "Po pi dhe ha gjithçka që është e mirë dhe e shijshme në këtë anije. Këndoj këngë të ndryshme dhe ha gjithçka, madje edhe atë që mjekët më kanë ndaluar preras. Kurrë në jetë nuk jam argëtuar dhe kënaqur kaq marrëzisht."
Dhe çka ndodhi?!?
Karnegi pohon se Hani e kishte mposhtur sëmundjen e vet dhe se shembulli i tij i ndritshëm është mënyra më e mirë për shërimin e sëmundjes së rëndë dhe tejkalimit të krizave.
Jeta a Hanit mund të krahasohet me vargjet e Hatimit:
Eja fjalë për njerëzit të tregojmë,
jetën me argëtime të ëmbla ta kalojmë.
Gjumi jetën nuk do na vazhdojë,
sikur që argëtimi nuk do ta shkurtojë.
Unë, natyrisht, nuk jam dakord me këto vargje, ngase ato devijojnë nga rruga e Zotit, por porosia e fundit e tërë tregimit do të ishte që lumturia, gëzimi dhe prehja janë shumë më të suksesshëm se të gjitha recetat mjekësore.