Në godinën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, e kam parë një mbishkrim tejet të bukur. Kjo, në realitet, është një këngë e cila fton për bashkim, vëllazërim dhe afërsi.
Kënga bën fjalë për dy shokë të cilit ishin shumë të afërt. Kështu njëri mori rrugën për te shoku i tij dhe i trokiti në derë. Dikush nga shtëpia pyeti: “Kush është?”
“Unë”, u përgjigj njeriu qëllimmirë.
“Nëse akoma ka dallim midis ne dyve, atëherë ti nuk e di çka është dashuria”, i thanë.
Njeriu u kthye dhe erdhi sërish pas një kohe. Pasoi pyetja e njëjtë, por atëherë përgjigja ishte: “Dil dhe do të shohësh që ti je para derës.”
Atëherë përfundimisht u takuan dhe hynë në shtëpi të lumtur.
Besimtari duhet ta ketë një vëlla me të cilin do të shoqërohet, pushojë, gëzohet dhe të ndajë të mirën e të keqen.
"Dhe më jap për ndihmës nga familja ime Harunin, vëllain tim; më forco me të dhe ma bën atë shok në detyrën time, që të madhërojmë shumë dhe që të përmendim shumë Ty, vërtet Ti di për ne."[1]
Vetëm tek të afërmit tënd duhet të ankohesh,
vetëm ai do të dëgjojë dhe ta kuptojë dhembjen.
"Besimtarët janë shokë të njëri tjetrit."[2]
"Ata janë si ndërtesa të fortë. "[3]
"Duke i bashkuar zemrat e tyre si një zemër e vetme."[4]
"Vetëm besimtarët janë vëllezër."[5]