Gjatë takimeve dhe shoqërimeve të shumta kam mësuar një gjë tejet me rëndësi, e ajo është që njerëzve duhet drejtuar me emra që ata i pëlqejnë dhe i duan, qoftë ai emër i plotë, mbiemër apo ndonjë nofkë.
Natyrisht, secilit i bie më vështirë kur dikush e quan me emër fyes ose me klithmën e përdorur gjithandej: "Hej, ti". Vendose veten në atë situatë.
A do të dëshiroje që dikush ta harrojë emrin?
Apo dëshiron që të thirrin me emrin e parapëlqyer?
Personi i cili nuk interesohet për emra të huaj dhe i harron ata është tejet i ftohtë dhe i pakujdesshëm.
Mendoni vetëm sasa gra janë ndjerë të poshtëruara, kur ajo e rregullon tërë shtëpinë, e pastron dhe vendos rend, e kur hyn burri nuk ia drejton asnjë fjalë të mirë ose, madje, nuk vëren asnjë ndryshim. Kjo është vërtet shkak i shumë frustrimeve dhe zhgënjimeve në bashkëshortësi.
Prandaj, shfaq interes për të tjerët dhe për gjërat me çka merren ata. Lavdëro çdonjërin që e kryen ndonjë vepër të mirë, duket bukur, ka aromë të bukur, i ndihmon të tjerëve, ka qëllim të mirë, posedon virtyte të larta dhe i kontribuon komunitetit. Kjo do të bëjë të dashur ndër njerëz, do të sjellë respekt dhe famë.