BALLINA VIDEO HAP NJË FAQE URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE LUTJET E JETËS KËSHILLA ÇKA ËSHTË ISLAMI?
UrtësiPerfundimSi te behesh njeriu me i lumturButesia ndihmon në realizimin e qellimeve Rehatia eshte ne Xhenet Cmimi i fjaleve te kota Ji i vendosur Marrja e vendimeve Kenaqesia e Allahut ska cmim Shperblimet per besimtaret e vertete Gjema ne luginen e palmave Ji i kenaqur me Allahun Cdo gje e gjalle e madheron Allahun Nese ke deshira te bukura, lutjet do te plotesohen Allahu eshte mbrojtes i mjaftueshem dhe deshmitar Mrekullite e njerezve te mireNganjehere e keqja e sheron njeriun Ju nuk do te mund ta shtyni ate e as ta shpejtoniRrefimi per vdekjen Nga vdekja nuk shpeton dotAllahu eshte i meshirshem ndaj roberve te Vet Kur kerkon, kerko nga Allahu Rrefimi per njeriun qe Allahu i ka dhene shume te mira Ai leshon shi nga qielli Allahu te jep furnizim nga se pret fareAllahu eshte i Meshirshem ndaj roberve te Tij Kush jane evliate? Mos e teproRruga e maturiseKush e beson Allahun e ka udhezuar zemren e vetTe gjithe atyre, edhe te pareve e edhe te dyteve, u ofrojme dhuratat e Zotit tend Preokupoheni me synimin per te qene sa me i pasur Mos u bej kaotik ne jete Hiq dore nga e pamundura Mos u bej jo i natyrshem Mos e injoro mundin e te tjereve Çka mbjell, do të korrëshMos e nencmo asnjerin Shuaje zjarrin e armiqesise para se te merr flake Nese je i shendetshem dhe i ngopur, e tere bota eshte e jotja Pergatitu per veshtiresi Njeriu mund te jete i qete edhe ne varferi Shqetesimi nuk te sjell asgje te mire Jane te humbur ata qe i luten dikujt tjeter pos Allahut Sa mosmirenjohes qe jemi Fatkeqit e vertete Te lumturit e vertete Rrëfimi per sahabiun Xhulejbib (Allahu qofte i kenaqur me te) Stolitë më të mëdha të njeriut Ndersa kur semurem, Ai me sheron Thesaret e mbeturaBegatia eshte sproveUdherrefyesit per kerkues Allahu i mbron besimtaret Shendeti dhe koha e lire Kujdesu per vellain tend Frytet e kenaqesise Merr mesim nga sprovat O njeri, mos u deshpero Optimizmi dhe pesimizmiMos u deshpero, armiku yt do te gezohetBesimtaret dhe jobesimtaret grinden per Zotin e tyreMos u deshpero ditet jane te ndryshme Allahu Mos u dëshpero dhe shiko argumentet e mrekullueshme te Allahut në kozmos Mos u deshpro dhe dije se vetem permes leximit mund te permiresosh dukshem aftesite tua Mos u deshpero per shkak te gjerave materiale ngase ato nuk kane vlere te vertetNë durim jane te gjitha te mirat Mendimi i mire per Allahun largon pikellimin Urtesia ne durim Si kane jetuar me te miret Celesi i lumturiseKuptimi i kesaj bote Armiqte e rregullit te Allahut Perjetesia ne ahiret Veprat e mira dhe virtytet të shpijne ne jete te lumturFama e humbur Nuk ben pa shokUne jam para deres Duaja e mazllumit Denimi i Allahut Tek Allahu arrijne fjalet e bukura Atehere, cfare eshte lumturia? Te kuptuarit e jetes se bukur A nuk ta beme gjoksin te gjere Xheneti dhe XhehenemiSecili e kerkon lumturine, por... Degjo ne qetesi Fjalet e Allahut Zoti nuk ben padrejtesi dhe nuk persekuton Nenat e lavderimit Kujtimi i mire eshte jeta e dyte Lumturine e jep Allahu Kjo mund te jete e mireDituria eshte udhezim dhe ilacE keqja ka edhe ane pozitive Dy fjalë të frymëzuara Gjej mbeshtetje te Allahu Ruaju nga kater gjera! Mos ke frike! Me te vertete, ti do te ngadhenjeshFeja jonë eshte tolerante Detyrimet ndaj vellezerve Ki kujdes nga pasionetBazat e rehatiseMos u deshpro, feja jone eshte e lehte Dashuria e verteteShperblimi yt eshte XhenetiNamazi i natësUdhetoni dhe lexoni ajetet per fuqine Rrethohu gjithnjë me miq Jeni të kujdesshëm Llogarite vetveten Lexo shume dhe mendo Dituria e dobishme dhe e dëmshme Veprat e mira janë rruga e lumturisë Minutat e jetës tënde janë të shtrenjta Perkushtoju punes se dobishme Mos u deshpero per shkak te furnizimit ngase cdo gje e ka afatin e vet te percaktuarNatyra qe e krijoi Allahu Vullneti i celikte Ekzistojne shkalle te ndryshme te mosbesimit Besimi eshte rruga e shpetimitSi përsiatin të paditurit!?!Në fund të gjithë e pranojnëEdhe varka e keqe nganjëherë del fort e dobishme Kisra dhe plaka Dije që çdo mizor do të dalë para Allahut Permbahuni tri gjerave Vetëm te Ti mbështetemi Gjej mbështetje Allahun Ruaje pamjen e jashtme por mos e harro edhe të brendshmenCilësitë e besimtaritPorosi per ata qe jane ne sprove Shoqëria e keqe është shkak i shumë prapësivePrej princit deri te marangozi Kenaqesia me percaktim eshte adhurim Jeta eshte e bukur Mos u bëj lakmues i famës sepse ajo fsheh shumë rreziqe Kurani... libër i begatshëm Virdi i mengjesit Sadaka të bën zemërgjerëMos u hidhëro Nisu për në namaz Fama dhe e keqja që vjen prej saj Prej nga është sajuar lumturia Ne na mjafton Allahu, sa mbrojtës i bukur është Ai Vështirësitë pastrojnë nga mëkatet Makutëria nuk sjell asgjë Përse nuk i shikoni krijesat si janë krijuarHulumto bukuritë e gjithësisë Fyerja dhe sharja nuk mund të dëmtojnë Mos u friko nga qyqarët dhe alarmet e tyre të rreme Shtrati me dhe i Sufjan eth-Theurit Shija e ëmbël e lirisë Lidhur me përcaktimin Konditat për qetësi të shpirtit Lidhu vetëm me Allahun Kujdes me pasurinë, "nuk dështon ai që planifikon" Njerëzit shpesh janë kundër teje, jo për ty Istigfari hap çdo derë Depresioni është derë drejt vetëvrasjes Mos u dekurajo, kjo është rrugë e shkatërrimit Mos u dëshpëro ngase çdo e keqe do të kalojë Mos u dëshpëro dhe bëhu real Kush dëshiron jetë të bukur duhet të stoliset me këto dhjetë cilësi të bukura Na udhëzo në Rrugë të drejtëKërko furnizim, por mos u bëj makut Frytet e mëkatit Mos u dëshpëro, ka ilaç për gjithçka Sillu mirë me njerëzitFrika nga lakmia Recitoni vazhdimisht fjalët: "O Allah, ty të takon madhështia dhe nderi (Ja dhul-Xhelali vel-Ikram)" Mos u dëshpëro, nuk do të vdesësh pa ardhur çasti yt i vdekjesThemelet e lumturisë Shkaqet e lumturisë Mos u dëshpëro ngase e ke njohur Islamin Mos u dëshpëro për shkak të ndonjë të mete fizike, ajo nuk është pengesë në rrugën drejt suksesit Mos u dëshpëro, ti e beson Allahun Mos u dëshpëro, dynjaja nuk ia vlen këtë Mos u dëshpëro për të këqijat ngase nuk e di çka është urtësia dhe fshehtësia e ndodhisë Mos u dëshpëro kur të afrohet vdekja dhe dëgjo këtë tregim Mos u dëshpëro në momentet e fundit të jetës Ec nëpër tokën e gjerë të Allahut Ditët janë mashtruese Mos u dëshpëro nëse ke humbur një organ të trupit, sepse e ke pjesën tjetër të trupit Kënaqësia e largon pikëllimin Mos u dëshpëro, nëse ke mjaft ushqim Mos u dëshpëro, jeta është shumë më e shkurtër se sa pandeh Mos u dëshpëro, Allahu i përgjigjet pabesimtarit, e le më muslimanit dhe besimtarit Besimi është ilaçi më i mirë Mund të ndodhë që në fatkeqësi të ketë ndonjë dobi Mos u dëshpëro nëse nuk je si një person tjetër, nëse nuk je krijuar sipas modelit të tijMos u dëshpëro për shkak të vuajtjes, ngase ajo shpesh ka përfundim të mirë, e as për shkak të sprovës, ngase ajo shpesh është shpërblimMos u dëshpëro nëse ke një kothere bukë, një gllënjkë ujë dhe rroba të vjetruara Mos u çudit nga numri i madh i njerëzve të këqij, por me të mirët, edhe nëse janë të pakëtBota kështu është krijuar Mos u dëshpëro për shkak të sulmeve dhe të britmave kundër teje Mos u dëshpëro për gjëra të parëndësishme ngase kjo botë ka përplot sish Mos u dëshpëro përderisa e beson Allahun Jeta nuk e meriton pikëllimin tonëMos ndalo, mos hezito, por puno, përpiqu dhe mos rri kot Mos u brengos për shkak të këshillës së mirë e të dobishme, por pranoje Mos u dëshpëro ngase dëshpërimi të merr fuqinë dhe ta vdes trupin Mos u dëshpëro kur të godet dhembja por pyet veten Mos u dëshpëro dhe ia shtro vetes këto pyetje për sot, dje dhe nesër Fjalët e dijetarëve dhe porositë nga përvojat e disa njerëzve Mos u dëshpëro ngase me bamirësitë tua ke siguruar mirënjohjeLibri është miku më i mirëMos u dëshpëro nëse dikush të harron, zemërohet me ty dhe nuk të ndihmon Mos u dëshpëro, ngase ke vëllezër dhe miq që të shprehin dashuri dhe besnikëriPërse dëshpërohesh kur ke ilaçin me gjashtë përbërës Mos u dëshpëro dhe lexo këto rregulla bazë për lumturi Mos u dëshpëro për shkak të vështirësive Izolimi, vetmia dhe ndikimi pozitiv te njeriu Mos u identifiko me dikë tjetër! Mos u dëshpëro, gjithnjë ka gjëra të cilat e lehtësojnë vështirësinë Mos u dëshpëro për shkak të furnizimit! Mos u dëshpëro me sjelljet e njerëzve ndaj teje por shikoje reagimin e tyre me KrijuesinMos u dëshpëro, ngase në vështirësitë dhe durimin e vuajtjeve qëndron rruga drejt fitores, lumturisë dhe suksesit Mos u dëshpëro nëse dëgjon fjalë të këqija, ngase lakmia është sëmundje e moçmeMos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe ndërgjegjësohu për vlerën e asaj për çka po mërzitesh Mos u dëshpëro dhe mos shiko ç’bëjnë njerëzia Mos u dëshpëro për shkak fjalëve të këqijve dhe të lakmitarëve Mos u dëshpëro për shkak të asaj çka pritet të ndodhëMos u dëshpëro për shkak të numrin të pakët të atyre që japin lëmoshë, ngase ata sjellin shpëtimMos u dëshpëro për ata që e mohojnë bamirësinë dhe diturinë tëndeMos u dëshpëro dhe merr atë që të ka dhënë Allahu Mos u dëshpëro dhe flaki tej brengat Mos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut Mos u dëshpëro dhe kujtoje vazhdimisht Allahun Mos u dëshpëro, por kërko shumë falje, ngase Zotit tënd i pëlqen të falë mëkate Mos u dëshpëro dhe prit dalje dhe shpëtim Mos u dëshpëro, ngase gjithçka tashmë është caktuar dhe është shkruar Mos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Merr mesim nga sprovat
Merr mesim nga sprovat
Aid el Karni
 
Allahu i Madhërishëm thotë:  "Disa qytete rreth jush që moti i kemi zhdukur, ndërsa u kishim shpjeguar në mënyra të ndryshme faktet, në mënyrë që të pendohen."[1]  
 
Çdo e keqe dhe çdo sprovë sjell me vete porosi për ata që e përjetojnë ose për ata që dinë diç për të. Nga ana tjetër, jeta na luks mbart në vete shumë mësime dhe porosi. Shikoni vetëm sarajet hije rënda dhe pallatet në të cilat kanë jetuar sundimtarët e mëdhenj. Numri më i madh i tyre janë rrënuar dhe janë mbuluar nga pluhuri i harresës. Njëlloj është edhe me të mirat e kësaj bote, paratë, pasurinë, famën, arin e të tjera.
 
Lavdiploti është Krijuesi ynë që njerëzve u ofron shumë të mira, por në to ka mësim edhe për gjeneratat e ardhshme.
 
Nuk ka shembull më tragjik se sa i familjes Beramika, një familje që ka jetuar një jetë në pasuri, rehati dhe shpenzime të tepruara. Fundi i tyre, megjithatë, ka shërbyer si një mësim dhe shembull për të gjithë arabët të cilët erdhën pas tyre. Harun er-Rashidi sundimtari gjatë periudhës së tyre, urdhëroi një sulm të papritur mbi familjen Beramika dhe mbi pronat e tyre. Dënimi i Allahut ndodhi mbi ta në një mëngjes nga duart e personit të afërt të tyre, ai shkatërroi shtëpitë e tyre, mori në zotërim robërit të tyre dhe u derdh gjaku i tyre. Të dashurit dhe fëmijët e tyre qanë për turpin e tyre. Askush nuk meriton të adhurohet përveç Allahut, ata që e njohin historinë duhet veçanërisht të vlerësojmë natyrën kalimtare të pushtetit dhe të pasurisë në këtë botë.
 
"Është Ai, që i nxori nga shtëpitë e tyre ata që nuk besuan midis ithtarëve të Librit në kohën e dëbimit të parë. Ju nuk mendonit se ata do të iknin, kurse ata mendonin se fortesat e tyre do t’i mbronin prej Allahut. Por dënimi i Allahut u erdhi andej nga nuk e pritnin, duke mbjellë në zemrat e tyre frikën, e cila bëri që ata t’i shkatërronin shtëpitë e veta me duart e tyre, si dhe me duart e besimtarëve. Prandaj, mësoni nga kjo, o ju largpamës! "[2]
 
Vetëm një orë para rënies së tyre, ata ecnin nëpër mëndafsh, plot gëzim dhe vetëkënaqje, të ndjerë të sigurt nga dëmi, në dijeni të peripecive të jetës.
 
Mendonin se janë të sigurt përkundër moshës, e përkundër ngjarjeve dhe përkundër ditëve që kalonin.
 
"Dhe ishit të vendosur nëpër shtëpitë e atyre që kishin bërë mëkat ndaj vetvetes, kurse kishit dijeni se si kemi vepruar me ta, edhe shembuj ju kemi ofruar."[3]
 
Allahu na këshillon të mendojmë për gjeneratat para nesh dhe gabimet e tyre në mënyrë që të përfitojmë dhe të shpëtojmë nga shkatërrimi.
 
Sot numri më i madh i njerëzve kënaqen me shpërfillje në mirëqenie dhe në begati. Ata pandehin se ky është kulmi i lumturisë dhe se duhet shfrytëzuar maksimalisht. Gjithsesi, ata konsiderojnë se dynjaja është e përjetshme dhe se nuk ka botë tjetër e as dhënie të llogarisë.
 
Për ta Allahu thotë:
 
"Dhe mendonin se nuk do të kthehen te Ne."[4]
 
 
 
Koha ka ngjyra të ndryshme,
 
herë sjell lumturi, herë pikëllim e herë dhembje.
 
 
 
Në këtë botë askush s’do mbetet përgjithnjë,
 
siç nuk do të zgjatë shumë as një gjendje tjetër.
 
 
 
Njerëzit e tillë zgjohen të lumtur, kurse ngrysen në errësirën e varrit. Kështu kalifi i shquar Harun er-Rashidi befas e kishte ekzekutuar në mënyrë të turpshme, ministrin e tij gjithashtu të njohur Xhafer ibën Jahja el-Bermekin. E kishte burgosur vëllain - Fadlin dhe babanë e tij - Jahjan, kurse pasurinë e tyre e kishte aneksuar. Ndonëse kjo familje ishte e famshme dhe me ndikim të madh, fundi u erdhi për vetëm disa momente. Shumë poetë i këndojnë kësaj ngjarje dhe prej saj nxjerrin shumë mësime.
 
Njëri prej tyre tha: “Kur e pashë shpatën e gjakosur të përzier në trupin e Xhaferit dhe një thirrës njoftoi lajmin e ngjarjes së Jahjas me kalifin. I pikëlluar mbi këtë botë kam qëndruar dhe kam ardhur në horizontin më të afërt me besimin e vërtetë se është një ditë kur çdo djalë do të largohet nga kjo botë.”
 
Ebu Xhafer el-Mensur kur e vrau Muhamed ibën Abdullah ibën Hasanin, përmes rojtarit të tij Rebia, ai e dërgoi kokën e tij tek i ati i tij Abdullah ibën Hasani që gjendej në burg, kur e pa kokën e të birit, ai e vuri kokën në mes të duarve të tij, e tha: “Zoti të bekoftë, o Ebu Kasim, unë kam qenë prej atyre që e përmbushën marrëveshjen e Allahut, që nuk e kanë thyer marrëveshjen, që i përmbahen asaj që Allahu ka urdhëruar për t'u përmbushur, që i frikësohen Zotit të tyre dhe që tmerrohen nga Dita e Llogarisë.”
 
Pastaj u drejtua drejt Rebias, rojtarit të Mensurit dhe i tha atij: “Thuaj mikut tënd: Ka qenë një periudhë e mjerimit, si dhe një periudhë e mirësisë si ajo dhe tani do të vie koha e takimit me Allahun!”
 
Por sa për të tashmen, ku është e Harun er-Rashidi dhe ku është familja Beramika?
 
Ku është vrasësi dhe ku është i vrari?
 
Ku është urdhëruesi dhe kë është i urdhëruari?
 
Ku është ai që urdhëroi vrasjen, ndërsa ai ishte i shtrirë mbi një krevat në kështjellën e tij e ku është ai që u kryqëzua dhe u vra?
 
Asgjë, janë bërë dikur e djeshmja, të dyja janë të zhdukura. Por, një gjykim i drejtë do të gjykojë në mes tyre në një Ditë, për të cilën nuk ka asnjë dyshim. Një Ditë, ku në të nuk do të ketë as gabime e as padrejtësi.
 
"Dijenia lidhur me ta gjendet te Zoti im, në Libër. Zoti im nuk gabon dhe nuk harron!"[5]
"Ditën, kur të gjithë njerëzit do të dalin para Zotit të botëve?!"[6]
"Atë Ditë do të mbeteni të zbuluar dhe asnjë fshehtësi e juaja nuk do të mbetet pa u shfaqur."[7]
 
Kur Jahja ibën Halid el-Bermeki u pyet në lidhje me këtë fatkeqësi, se a e di shkakun e saj?
 
Ai tha: “Ndoshta shkak i tërë kësaj ishte lutja e dikujt që ne i bëmë të padrejtë, një lutje që udhëtoi shpejt nëpër natë, ndërsa ne ishim në dijeni të saj por e injoruam atë.”
 
Abdullah ibën Muavije kur ishte në burg për burgimin e tij recitoi:
 
 
 
Ne jemi larguar nga bota e jemi ende banorë të saj,
 
nuk jemi as nga të vdekurit e as nga të gjallët.
 
 
 
Nëse roja i burgut vjen për një arsye ose për një tjetër,
 
ne jemi të habitur dhe themi: A ka ardhur ky nga bota.
 
 
 
Gëzohemi kur kemi parë një ëndërr, sepse shumica e bisedës
 
sonë kur ne zgjoheni është në lidhje me ëndrrat e pame.
 
 
 
Nëse kjo ishte një e mirë, kështu ngadalë vjen për të kaluar,
 
dhe kur ajo është e keqe, ajo nuk pret, por vjen me shpejtësi.
 
 
 
Kur një mbret persian e hodhi në burg një të urtë, ai i kishte shkruar: "Me çdo moment në burg unë jam më afër shpëtimit dhe lirisë, kurse ti në çdo moment je më afër vdekjes, dënimit dhe vuajtjes."
 
Një prej sundimtarëve të Spanjës, Endelusit, Ibën Ubadi jetonte në kulm të luksit dhe të pasurisë. Kishte pallate të mëdha dhe të pasura të mbushura përplot të mira, ari, mëndafsh, kadife dhe shumë shërbëtore. Dëgjonte vazhdimisht muzikë, ngopej e stërngopej dhe shikonte vallet magjepsëse të shërbëtoreve. Megjithatë, kur e rrezikuan luftëtarët e kryqëzatave, nën pafuqinë e vet e ftoi Ibën Tashfinin, sundimtarin e Marokut. Ibën Tashfini e kaloi detin dhe shpejt i mposhti armiqtë e tij. I lumtur pa masë Ibën Ubadi e solli në sarajet luksoze dhe në kopshtet e mrekullueshme dhe e shpërbleu shumë.
 
Mirëpo, Ibën Tashfini ishte si luan, e vështroi situatën dhe pas tri ditësh, me ushtrinë e vet, e pushtoi krahinën e Ibën Ubadit, kurse atë e hodhi në burg në një qytet tjetër. Në fund Ibën Tashfini shpalli fjalën që sundimtari i mëparshëm vetë kishte kërkuar të mposhtet dhe të largohet nga pushteti ngase do t’i përkushtohej familjes dhe kënaqësive të jetës.
 
"Nëse ju merrni plagë, edhe të tjerët marrin plagë. Kurse këto ditë ne i japim fitore herë njërit, herë tjetrit, në mënyrë që Allahu të dallojë ata të cilët besojnë dhe të përzgjedhë disa prej jush si shehidë – ndërsa Allahu nuk i do jobesimtarët."[8]
 
Sundimi i Endelusit ra në duart e Ibën Tashfinit, ai pretendoi se sundimi i tij ishte i drejtë, pasi ai ishte thirrur nga njerëzit e Endelusit prej Maroku.
 
Shumë kohë kaloi dhe një ditë vajzat e Ibën Ubadit arritën për vizitë në burg. Ato erdhën të zbathura, të uritura, të ftohura dhe në lot. Kur Ibën Ubadi e pa situatën e tyre patetike, ai bërtiti:
 
 
 
Në ditët e fundit unë do të gëzohesha në raste të veçanta,
 
por çfarë është një rast i veçantë në tmerrin e një të burgosuri.
 
 
 
I shoh dy vajzat e mia të dobëta dhe të uritura,
 
ata syth për njerëzit dhe ato për vete asgjë.
 
 
 
Ata vijnë për t`ju parë të frikësuara dhe të dobëta,
 
me sytë e trishtuar dhe zemrat e thyera.
 
 
 
Udhëtojnë në baltë të zbathura, sikur ato këmbë,
 
kurrë nuk shkelen mbi parfum të çmuar dhe trëndafila.
 
 
 
Tirmidhiu shënon se në Mekë ka jetuar poeti i njohur Mutimi që shkruante elegji të bukura për njerëzit e vdekur. Vargjet e tij i këndonte Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të), kur kalonte pranë varrit të vëllait të saj, Abdullahut që ishte i varrosur në Meke.
 
Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të), ka deklaruar: "O Mutim, pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, do të doja të isha poet e të mund ta këndoj vëllain tim Zejdin. Pasha Allahun, sa herë që fryn era nga Nexhdi, e ndjej aromën e vëllait tim. O Mutim, Zejdi e ka pranuar Islamin para meje, ka bërë hixhretin dhe është vrarë."
 
Pastaj Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të), qajti me ngashërim.
 
"Dhe kur erdhi urdhri Ynë, Ne përmbysëm gjithçka, ajo që ishte lart – ra poshtë dhe mbi ta lëshuam si shi copa balte të pjekur, që u binin pandërprerë."[9]
 
"Jeta në këtë botë është e ngjashme me bimësinë e tokës, mbi të cilën Ne lëshojmë nga qielli shiun me të cilën ai përzihet, me të cilën pastaj ushqehen njerëzit dhe bagëtia. E kur Toka të zbukurohet me mbulesën e vet dhe të stoliset dhe kur banorët e saj mendojnë se ata janë zot të kësaj, vjen urdhri Ynë, natën e ditën dhe Ne këtë e kositim, si të mos kishte pasur asgjë më parë. Ja, kështu Ne ia paraqesim faktet popullit që do të mendojë."[10]
 


[1] Ahkaf, 27.

[2] Hashr, 2.

[3] Ibrahim, 45.

[4] Kasas, 39.

[5] Ta-Ha, 52.

[6] Mutafifin, 6.

[7] Haka, 18.

[8] Ali Imran, 140.

[9] Hud, 82.

[10] Junus, 24.

/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com