Evliatë ose njerëzit e mirë kanë këto veti:
Ata mezi presin çdo ezan të ri, recitojnë qetas tekbire dhe janë të përulur në namaz. Ata janë gjithnjë në safin e parë të xhamisë, qëndrojnë gjatë në xhami, kanë zemër të pastër, gjithçka e kryejnë sipas sunetit, e përmendin shumë Allahun, hanë vetëm atë që është e lejuar, nuk dëgjojnë e as që hynë në gjëra që nuk u interesojnë vërtet, janë të kënaqur me pak, e njohin mirë Kuranin dhe sunetin, vuajnë për shkak të dhembjes së të tjerëve, largohen nga diskutimet dhe grindjet, janë të përmbajtur në kohëra të vështira dhe flijohen shumë për mirësi; ata janë gjithashtu edhe ithtarë të rrugës së mesme, e të maturisë, e kjo është diç më e mirë që njeriu mund ta ketë në jetën e tij. Ata nuk janë pasanikë e as skamnorë të mjerë, kanë pikërisht aq sa u nevojitet. Njerëzit e tillë kanë jetë më të mirë dhe fuqi më të madhe.
Njeriut i mjafton të ketë një shtëpi në të cilën jeton, bashkëshorte të mirë, makinë të bukur dhe para aq sa i nevojitet për të mbuluar nevojat themelore.