Të këqijat nuk nënkuptojnë gjithnjë vetëm gjëra të këqija dhe negative. Ato bartin me vete edhe ndonjë të mirë. Dobia më e madhe nga e keqja është edhe lutja e sinqertë drejtuar Allahut.
Në një transmetim thuhet që një njeri ishte vënë në sprovë në mënyrë që melekët ta dëgjojnë zërin e tij, gjegjësisht lutjen dhe dhikrin e sinqertë të tij.
Në telashe njeriu e kupton gjendjen e tij të vërtetë, e ajo është që ai është i vogël dhe i parëndësishëm. Aty vritet mendjelartësia e tij.
"Me të vërtetë, njeriu zemërohet, sapo ta ndjejë veten të pavarur."[1]
Pas sprovës njeriu bëhet më i mirë në raport ndaj të tjerëve, sikur edhe ata ndaj tij. Gjithsesi, gjithmonë pas vështirësisë e kupton sa i parëndësishëm është në krahasim me të tjerët, si dhe që i shlyen mëkatet.
Nëse krejt kjo kihet parasysh, njeriu nuk do të brengoset shumë për shkak të telasheve dhe sprovave.
"Vetëm ata që janë të durueshëm do të shpërblehen pa hesap."[2]