"Ata janë si lisa të zgavruar e të mbështetur."[1]
"Popull i cili mezi i kuptonte fjalët."[2]
Shafiu deklaron: “Kur ndonjë njeri i keq gjendet në shoqërinë time, gati mund ta shoh se tërë toka po i rëndon mbi kokë.”
Ameshi, kur e shihte ndonjë njeri të prapë, e këndonte ajetin vijues:
"Zoti ynë, largoje vuajtjen prej nesh, e ne, më siguri, do të besojmë!"[3]
“Këta janë njerëz të cilët nuk interesohen për asgjë, Trupi i tyre është si i mushkës, kurse truri i tyre si i zogut.”
Ibën Tejmije shoqërimin me njerëz të këqij e krahasonte me helmimin e shpirtit dhe të zemrës.
"Kur i shikon ata të cilët i mohojnë fjalët Tona, rri larg prej tyre përderisa të mos fillojnë ndonjë bisedë tjetër. Kurse, nëse shejtani të nxitë të harrosh, atëherë mos rri më me jobesimtarët kur të kujtohet paralajmërimi."[4]
"Ai në Libër tashmë ka shpallur: kur të dëgjoni të mohohen fjalët e Allahut dhe se bëhet shaka me to, mos rrini me ata që e bëjnë këtë përderisa të mos fillojnë ndonjë bisedë tjetër, përndryshe, do të jeni edhe ju si ata. Allahu me siguri do t’i tubojë bashkë në Xhehenem hipokritët dhe jobesimtarët."[5]
“Shembulli i bashkëbiseduesit të keq është si i njeriut që e nxitë zjarrin.” (hadith)
Njerëzit më të këqij për shoqëri janë ata të cilët nuk kanë asnjë veti të mirë, që nuk janë shembull për asgjë, të cilët pasionet e tyre vazhdimisht i plotësojnë dhe i ndjekin trillimet e veta.
"Mos rrini me ata që e bëjnë këtë, përderisa të mos fillojnë ndonjë bisedë tjetër, përndryshe, do të jeni si ata."[6]
Poeti ka deklaruar:
O ti, njeri i prapë, je snob i keq,
nga pamja je njeri, po nga vepra dreq.
Ibën Kajimi pohon: "Nëse ndonjëherë do të sprovohesh me atë që duhet të qëndrosh në shoqëri me një njeri të keq, dorëzoja trupin, por me shpirt shko diku larg. Mbaji veshët atëherë të shurdhër, e sytë të verbër, përderisa Allahu të mos shpëtojë prej tij."
"E mos e dëgjo atë zemrën e cilit e kemi bërë shpërfillëse ndaj Nesh, i cili e pason pasionin e vet dhe veprimet e cilit janë larg nga të qenit të arsyeshëm."[7]