Ibën Verdi deklaron:
Telashet që fama m’i solli,
gjithë fuqinë mua ma voli.
Thënë më shkurt, Ibën Verdi na porosit se çmimi i famës është i shtrenjtë dhe i lartë. Ajo na merr shëndetin, gëzimin dhe rehatinë e shpirtit. Janë të rrallë ata që shpëtojnë prej saj, kur vinë në ndonjë pozitë të rëndësishme. Pjesa më e madhe e njerëzve, pasi ta kenë prekur fronin e famës së kësaj bote, zhyten në shqetësim shpirtëror, ndjejnë vazhdimisht lodhje, larg nga çdo e mirë dhe kuptim.
"Mos e kërkoni prijtarinë." (hadith)
"S’ka fuqi më të madhe se e Imja!"[1]
Një poet ka thënë:
Lere që dynjaja kalimtare të kalojë ngadalë,
si nuk e sheh që rrugët e tij në zhdukje shkojnë.
Paramendo sikur kjo botë do të jepte gjithçka që mund të kesh, ku do të përfundojë kjo? A nuk është gjithçka në të kalimtare?
"Mbetet vetëm Zoti yt, i Madhërishmi dhe Bujari."[2]
Njëri prej pararendësve të shquar e ka këshilluar djalin e tij me këto fjalë: "Biri im, mos qëndro në ballë (në ndonjë pozitë të lartë – vër.përkth.), ngase kjo sjell shumë dhembje."
Me të vërtetë, fyerjet, qortimet dhe mallkimet më të mëdha i drejtohen pikërisht atyre që janë në ballë, të cilët janë të parët kur diçka zbatohet etj.
Gjysma e njerëzve janë armiq,
të atyre që udhëheqin, edhe nëse janë të drejtë.