Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të), ka deklaruar: “Vlera jote qëndron në faktin se sa vepra të mira kryen gjatë ditës.”
Vlera e dijetarit është dituria e tij, vlera e poetit është poezia e tij. Mirëpo, çdo njeri që Allahu e ka pajisur me ndonjë të mirë, duhet që këto të mira t`i transmetojë tek të tjerët, të punojë dhe të jetojë sipas kësaj. Sa më shumë dituri që ke dhe sa më shumë sipas saj punon, aq je njeri më i vlershëm.
Prandaj besimtari duhet gjithnjë të nxitojë dhe të jetë i pari në fitimin e diturisë, në arsimim dhe në edukim, por edhe në kryerjen e veprave të mira dhe në zbatimin e diturisë në praktikë.