Sjellja e mirë ndaj njerëzve është gëzim dhe lumturi, përkundër sjelljes së pahijshme, e cila është shkak i çdo prapësie dhe fatkeqësie.
Tani do të citojmë disa hadithe të cilët tregojnë fare qartë për këtë cilësi.
“Njeriu me sjellje të mirë do të shpërblehet njësoj sikur edhe ai që ka agjëruar.”
“A dëshironi t’u them cilin prej jush e dua më shumë dhe cili do të jetë më afër Ditën e Gjykimit? Janë ata që kanë karakter më të mirë.”
"Ngase ti, vërtet ke karakter më të mirë?"[1]
"Vetëm me mëshirën e Allahut, ti je i mirë ndaj tyre; kurse sikur të ishe i ashpër dhe zemërak, do të iknin nga afërsia jote. Prandaj i fal dhe lutu që t’u falen mëkatet dhe merru vesh me ta. Ndërsa kur të vendosësh, atëherë mbështetu te Allahu, ngase Allahu, vërtet, i do ata që mbështeten tek Ai?"[2]
"Kurse njerëzve u flisnit fjalë të bukura dhe e kryenit namazin edhe jepnit lëmoshë, por ju pastaj, pos një numri të vogël prej jush, u degjeneruat dhe thyet betimin?"[3]
Duke përshkruar njeriun më të mirë në Tokë, prijësin dhe shembullin tonë, të Dërguarin (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), Aisheja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të), thotë. “Morali i tij ka qenë Kurani.”
Zemërgjerësia dhe bujaria e njeriut janë begati të mëdha të Zotit, me to vjen modestia, gëzimi dhe lumturia. Nga ana tjetër, ekzistojnë njerëz që janë shumë zemërakë, nervozë dhe të hidhëruar, vetë këto cilësi për ta janë dhembje dhe vuajtje e përhershme.