Njeriu ka nevojë të padiskutueshme për Zotin. Ka nevojë për mbrojtës, për zot dhe për atë që do t’i nxitë trimëri, ta ngushëllojë, t’i japë forcë dhe ndihmë. Ai është, natyrisht, Allahu Një dhe Fuqiplotë. Vetëm Ai është i madhëruari, i forti, fuqiploti dhe vetëm Ai sundon çdo gjë.
Allahu i përgjigjet të gjitha qenieve dhe krijesave. Ai secilit i hap dyert e vendstrehimit dhe i ofron ndihmë.
"Dhe kur nga Zoti yt kërkuan ndihmë; Ai u përgjigj: 'Do t’u dërgoj ndihmë njëmijë engjëj të cilët do të vijnë njëri pas tjetrit."[1]
"Pyeti: 'Në dorë të kujt ndodhet pushteti mbi çdo gjë dhe kush merr në mbrojtje, edhe nga kush nuk mund të jetë i mbrojtur asnjëri, a e dini?'"[2]
"Dhe paralajmëroi me Kuran ata që kanë frikë që do të tubohen para Zotit të tyre, kur pos Tij as mbrojtës e as ndërmjetës nuk do të ketë – që të kenë frikë nga Allahu."[3]
Fatkeqësia më e madhe dhe mashtrimi më i rëndë është të marrësh për mbrojtës dikë tjetër krahas Allahut të Gjithëmëshirshëm. Vetëm Ai është e Vërteta dhe Zot i çdo gjëje që ekziston.
Allahu i Madhërishëm thotë:
"Sikur në Tokë dhe qiej të sundojnë zota të tjerë, e jo Allahu, do të çrregulloheshin. Andaj madhëruar qoftë Allahu, Zoti i kozmosit, nga ajo çka i përshkruajnë ata!"[4]
Duhet ditur se në zemër ka vend vetëm për një Zot të vërtetë, e Ai është Allahu, e jo për dy zota apo diç tjetër pos Allahut, sepse asgjë tjetër përveç Tij nuk është një zot me të vërtetë, Atij Allahut nuk i ngjason asgjë dhe as që mund të krahasohet diç me të.
Robi medoemos është i detyruar ta njoh Zotin e tij, Krijuesin e tij, Mbështetësin e tij dhe Ndihmësin e tij, në mënyrë që të krijohet një lidhje midis krijesës dhe Krijuesit, në mes të vdekshmit dhe të Pavdekshmit, në mes të dobëtit dhe të Fortit, në mes të varfrit dhe të Pasurit. Kushdo që nuk e ka marrë Allahun Zot dhe Perëndi, e i ka marrë gjërat e tjera për adhurim dhe dashuri si fotot, kafshët shtëpiake, pasionet dhe epshet, do të shndërrohet në robin dhe shërbëtorin e tyre, në mënyrë të pashmangshme.
Me siguri, hyjnia e rreme më e përhapur ndër njerëzit është pasioni. Allahu lidhur me këtë paralajmëron disa herë në Kuran:
"Pa më thuaj Mua, mos do të bëhesh ti rojtar i atij, i cili pasionin e vet e ka marrë për zot."[5]
"Kurse ata, krahas Allahut, kanë adhuruar zota të tjerë."[6]
Është i njohur hadithi kur i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), e kishte pyetur Huseinin sa zota i adhuron, andaj ky ishte përgjigjur: "Gjashtë në Tokë dhe një në qiell."
Pastaj i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), e kishte pyetur: "Po, prej cilit ke frikë dhe prej cilit pret më shumë?"
Huseini deklaroi se Atë që është në qiell, i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), e këshilloi: "Largohu nga ata zotat tokësorë dhe adhuroje vetëm Atë, i Cili është në qiell."
Varfëria më e madhe është mosnjohja e Krijuesit të vërtetë, ngase shpirti dhe zemra e pastër e kërkojnë të vërtetën dhe Allahun. Kujtimi i Tij u sjell qetësi dhe u shëron të gjitha plagët e tyre. Megjithatë, njerëzit shpesh i drejtohen çdokujt tjetër përveç Allahut për ndihmë dhe rrugëdalje, por harrojnë se vetëm Allahu mund të bëjë gjithçka.
Ai që mezi e pret ta takoj Krijuesin,
edhe Krijuesi do ta mirëpres takimin e tij.
Ndërsa ai që e urren takimin me Krijuesin
nga Mirësia dhe mëshira e Tij do të privohen.
Edhe nëse robi arrin kënaqësi apo gëzim pa e njohur Zotin e tij, por nuk do t`i zgjas kjo gjendje, por ai do të lëviz nga një lloj në një lloj tjetër, nga një person në një person tjetër, e këtë do ta gëzojë për në një kohë të caktuar dhe në disa raste të caktuara, si dhe në disa raste të tjera në jetë ai do të gëzojë xhenetet e saj, e pastaj nuk do të kënaqet apo të begatohet më me to, por do ta dëmtojë atë kontakti me to dhe do të lëndohet me praninë e tyre.
Por mos harro që Zoti të duhet në çdo rast, gjatë gjithë kohës dhe kudo që të jesh Ai është me ty.
Besimi i kënaqë të gjithë njerëzit të zemëruar,
nëse jeni të kënaqur, kjo është shpresa ime e fundit.
Në hadith qëndron: "Kushdo që e kënaq Allahun duke i bërë njerëzit të zemëruar, Allahu do të jetë i kënaqur me të dhe Ai do t'i bëjë njerëzit që edhe ata të jenë të kënaqur me të. Kushdo që e zemëron Allahun duke i bërë njerëzit të kënaqur, Allahu do të jetë i zemëruar me të dhe Ai do t'i bëjë njerëzit që të jenë të zemëruar gjithashtu me të."
Më kujtohet tregimi i poetit el-Akvek, i cili e lavdëronte princin Ebu Delf me këto vargje:
Dora e zgjatur në të mirë është duke më dhënë
megjithatë, kam kaluar furnizimet dhe afatet.
Por Allahu ia dërgoi si sundues Memunin, i cili e vrau atë për shkak të këtyre vargjeve.
[1] Enfal, 9.
[2] Mu'minun, 88.