Lidhur me përcaktimin
Një i sëmurë mendor i dërmuar nga frika dhe brengat e kishte pyetur mjekun i cili qe musliman për sëmundjen e tij, ndërsa ky ishte përgjigjur: “Asgjë në këtë botë nuk ndodhë pa vullnetin dhe përcaktimin e Zotit, as lëvizja më e vogël, e as pëshpëritja më e heshtur. Pra, përse frikësohesh dhe brengosesh?!”
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka thënë: “Allahu i ka përcaktuar fatet e njerëzve pesëdhjetë mijë vjet para se t’i krijonte ata.”
Mutenebi deklaron:
Frikacakët frikohen edhe nga gjëja më e vogël,
kurse të diturit nuk çajnë kokën për problemet më të mëdha.