Ibën Rrumi deklaron:
Makutëria është veti e fatkeqit,
që nuk e braktis kurrë.
Të kënaqemi edhe me kothere buke,
ngase shenjat e lumturisë fshihen në vështirësitë.
"As pasuria, e as fëmijët tuaj nuk do t’u afrojnë te Ne; vetëm ata që besojnë dhe kryejnë vepra të mira i pret shpërblimi i shumëfishtë për atë që e kanë vepruar, si dhe ata do të jenë të sigurt në dhoma të larta."[1]
Dejl Karnegi deklaron: "Studimet dëshmojnë se vrasësi numër një në Amerikë është stresi. Gjatë Luftës së parë botërore janë vrarë rreth 3 milion luftëtarë. Në periudhën e njëjtë nga sëmundjet e zemrës kanë vdekur rreth një milion njerëz. Të gjithë ata kanë lënguar nga anksioza, stresi dhe shqetësimi."
Me të vërtetë sëmundjet e zemrës e kanë shtrënguar doktorin Aleksis Karl të konkludojë se si punëtorët të cilët nuk e dinë si të lirohen nga stresi vdesin shumë herët.
Kjo mund të shikohet përmes fjalëve të Allahut:
"Gjithçka e gjallë vdes me dëshirën e Allahut në çastin e caktuar. Do t’i japim atij që dëshiron shpërblim në këtë botë, por do t’i japim edhe atij që e dëshiron shpërblimin e botës tjetër dhe me siguri ata që janë mirënjohës do t’i shpërblejmë."[2]
Një numër shumë i vogël zezakësh dhe kinezësh në Amerikë vdesin nga sëmundjet e zemrës ngase jetojnë një jetë mjaft të qetë. Është interesant madje të përmendet se numri i mjekëve që vdesin nga problemet me zemër është njëzet për qind më i madh se sa numri i fshatarëve që vdesin po nga kjo sëmundje. Mjekët jetojnë me stres të madh dhe shpesh ndjejnë shqetësime, andaj për këtë paguajnë çmim të lartë.
"Mjeku shëron të tjerët, por vetes s’i ndihmon dot."