Nëse gjithçka në dynja është kalimtare,
kush e shpalli njeriun pronar prore.
Dynjaja me tërë pasurinë dhe bukurinë që prehet në të nuk vlen as sa një lot.
Tirmidhi citon një hadith në të cilin i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka thënë: "Dynjaja është e mallkuar dhe gjithçka që gjendet në të është e mallkuar në përjashtim të përmendurit e Allahut, dijetarëve dhe mësuesve."
Kjo botë është vetëm një peng,
ajo që është marrë duhet edhe të kthehet.
Mos harro se miliardat, pasuritë e patundshme dhe makinat nuk do të vonojnë as për një moment vdekjen e njeriut.
Në moshën tuaj nuk ke nevojë për pasuri o djalë,
nëse do të vijë dita kur do të ngushtohet gjoksi.
Njerëz të urtë kanë deklaruar se çdo gjëje duhet qasur me logjikë dhe të kihet gjithnjë në mendje se kjo botë nuk vlen as sa një frymë e besimtarit.
"Kjo botë është vetëm lojë dhe argëtim."[1]
Hasan el-Basriu pohon: "Synimi yt i vetëm le të jetë Xheneti ngase shpirti i besimtarit është i shtrenjtë, ndonëse ka shumë zbritje në këtë botë."
Të paarsyeshëm janë njerëzit të cilët pikëllohen për gjërat e kësaj bote siç janë humbja e parave, djegia e makinave dhe shkatërrimi i shtëpive të tyre, e nuk mendojnë për ahiretin, i cili nuk ka çmim. Nuk pendohen dhe nuk brengosen për mungesën e besimit, për gabimet dhe mëkatet e tyre, për dështimin në bindje ndaj Zotit të tyre, por le ta dinë se ata ishin të humbur pas gjërave ë kota të kësaj bote, e nuk ishin të dhënë pas çështjeve më rëndësi të saj siç është çështja e vlerave dhe e idealeve, e qëndrimeve dhe e mesazhit.
"Këta janë ata të cilët e duan këtë botë, por e harrojnë Ditën e mundimit."[2]