Çdo njeri duhet të ketë shok, ngase ai është themeli i lumturisë.
Në një hadith kudsij thuhet që Allahu Ditën e Gjykimit do të thotë: “Ku janë ata që kanë dashuruar në emrin Tim sot kur freski tjetër, pos freskisë Time, nuk ka? Unë do i vendos nën strehën Time.”
Në hadithe shpesh përmendet se në Xhenet do të hyjnë njerëzit që janë dashuruar në emër të Allahut, që për të janë takuar dhe për Të janë ndarë.