Lehtësia dhe thjeshtësia e Islamit i bën njerëzit të lumtur dhe të qetë.
"Ta-Ha. Kuranin nuk e shpallim që t’u vështirësojmë."[1]
"Ani, vërtet, me vështirësi vjen edhe lehtësimi, vërtet, me vështirësi vjen edhe lehtësimi!"[2]
"Dhe luftoni, për Allahun, ashtu si duhet luftuar! Ai u ka zgjedhur dhe nuk u ka përcaktuar asgjë të rëndë në fe, në fenë e të parit tuaj Ibrahimit. Allahu që moti u ka quajtur muslimanë, edhe në këtë Kuran, në mënyrë që i Dërguari të jetë dëshmitar kundër jush dhe që ju të jeni dëshmitarë kundër njerëzve të tjerë. Prandaj, kryeni namazin dhe jepni zeqatin dhe mbështetuni te Allahu; Ai është Zoti juaj, edhe atë çfarë Zoti dhe çfarë mbrojtësi!"[3]
"Ne asnjërin nuk e rëndojmë mbi mundësitë e tij; te Ne është Libri, i cili thotë të vërtetën dhe askujt nuk do t’i bëhet e padrejtë."[4]
"Allahu asnjërin nuk e rëndon mbi mundësitë e tij: për vetë i ka të mirat që i kryen, kurse në dëm të tij janë të këqijat që i kryen. Zoti ynë mos na ndëshko nëse harrojmë ose bëjmë diç pa dëshirë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrën të cilën ua ka ngarkuar atyre para nesh! Zoti ynë, mos na lë në detyrim atë që nuk mund ta bëjmë, na shlyej dhe na fal mëkatet tona, edhe na mëshiro neve. Ti je Zoti ynë andaj na ndihmo kundër popullit që nuk beson!"[5]
"Umetit tim i është falur ajo që e bëjnë nga harresa, padituria dhe imponimi i detyruar."
"Feja është e lehtë dhe ai që në të shfaq ekstremitet, ajo do ta mposhtë atë."
"Matni mirë, jini të sjellshëm dhe i kënaqni të tjerët."
"Jam dërguar me një fe të hapur dhe të pastër."
"Ajo më e mira në fenë tuaj është që është më e lehta."
Një poeti modern i ishte ofruar të bëhet ministër në qeveri dhe të lë anash të gjitha ambiciet e shprehitë vetjake, por ai kishte deklaruar:
Merrni gjithçka nga kjo dynja,
e lëreni zemrën të ëndërrojë lirshëm.
Unë jam më i pasur,
se të gjitha pasuritë që më ofrohen.