I mençuri nuk u bën lajka njerëzve me synim që ata të rrinë me të, gjegjësisht, nuk e ndërton qëndrimin e tij për jetën në bazë të disa njerëzve të caktuar, nuk mbështet tek ata. Njerëzit i kanë kufizimet e tyre kur është fjala për besimin, sakrificën dhe mundin.
Më shkoi mendja për Husein ibën Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili qe nipi i të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), kur u vra, umeti nuk foli asnjë fjalë, ndërsa ata që e vranë festonin, bëni tekbir dhe tehlil për shkak të fitores së madhe dhe therjes së tij!!!
Me kokën tënde të shkurtuar erdhën, o nip i të Dërguarit,
ishte e larë në gjak, kurse ata bënin tekbir.
Zotin e madhëronin, për atë fitore të madhe,
falënderime dhe lavdërime i drejtonin.
Ahmed ibën Hanbeli ishte burgosur dhe kamxhikosur egërsisht shumë herë, kështu që në fund vdiq, por askush nuk u shqetësua për këtë!!!
Ibën Tejmije kishte udhëtuar në gomar si i burgosur prej Egjiptit. Ndërsa atëbotë nuk ishin grumbulluar grupe dhe masa njerëzish si në përcjelljen e xhenazes së tij, ngase njerëzit kanë kufij deri ku mund të veprojnë ose të angazhohen për të tjerët!!!
"Disa, krahas Tij, pranojnë zota të tjerë të cilët nuk krijojnë gjë, por që janë vetë të krijuar, që nuk janë në gjendje ta largojnë prej vetes ndonjë të keqe e as të sigurojnë për vete ndonjë të mirë dhe të cilët nuk kanë fuqi të marrin jetë, të japin jetë e as të ringjallin."[1]
"O i Dërguar, Allahu të mjafton ty dhe besimtarëve që të pasojnë."[2]
"Ti mbështetu te i Gjalli, i Cili nuk mund të vdesë dhe madhëroje Atë, edhe lavdëroje!"[3]
"Ngase ata nuk munden assesi të mbrojnë nga dënimi i Allahut; jobesimtarët e mbrojnë njëri tjetrin, ndërsa Allahu i mbron ata që kanë frikë prej Tij dhe largohen nga mëkati."[4]