Gjithçka është më mirë të shihet si vullneti dhe dëshira e Allahut. Qëndro drejt nëse Zoti yt të ka thënë kështu. Ulu nëse Ai këtë e dëshiron. Bëj durim nëse të ka vënë në sprovë me skamje. Falënderoje Atë nëse të ka dhuruar pasuri. Këto janë bazat e jetës së qetë.
“Jam i kënaqur me Allahun si Zot, Islamin si fe dhe Muhamedin si të Dërguar.” (hadith)
Një poet deklaron:
Mos planifiko asgjë vetëm,
ngase planet e njeriut s’janë gjë.
Për gjithçka na pyet Neve,
ngase Ne sundojmë e jemi primar.