Shumë njerëz kanë dy jetë, e kjo është kujtimi i mirë që e kanë lënë pas vete për shkak të mirësisë që e kanë bartur te të tjerët. Këta natyrisht nuk janë ata që e kanë shitur veten për gjëra kalimtare siç janë pasuria dhe fama.
Tashmë kemi theksuar se si Ibrahimi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), e kishte lutur Allahun që njerëzit ta kujtojnë atë për të mirë, gjegjësisht që njerëzit ta kujtojnë për të mirë dhe të lutën për të.
Me të vërtetë, fjala e mirë vlen shumë dhe është jetëgjatë për njerëzit.
Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të), i kishte pyetur bijtë e Herim ibën Sinanit: "Çka u ka lënë Zuhejri e çka i keni dhënë ju atij?"
"Ai na e ka lënë emrin e mirë, kurse ne i kemi dhënë para", u përgjigjën djemtë.
"Pasha Allahun, ajo që i keni dhënë ju – është tretur, por ka mbetur ajo që u ka lënë ai juve.", ua ktheu Omeri.
Që do të thotë: Lavdërimi dhe falënderimi, ato mbetën përgjithmonë.
Ka qenë e vështirë për ta ngushëlluar atë,
kur kënaqësia në trishtim e solli.
Të nderuar në qoftë se ata e dërguan i thanë,
kush ishte me të në shtëpinë më të përafërt.