Revista El-Muslimun në numrin 240, safer 1410 hixhri, thekson faktin që në botë sot ekzistojnë rreth 200 milion njerëz të depresionuar.
Depresioni, dekurajimi dhe pikëllimi dominojnë tek njerëzit në këtë botë. Në këtë nuk ka dallim midis vendeve të perëndimit dhe të lindjes, të pasura dhe të varfra. Kjo është sëmurje e cila e godet secilin dhe e cila në fund rezulton me vetëvrasje.
Kurse fenomeni i vetëvrasjes nuk ka ndonjë vend të caktuar të lindjes, as ndodhë tek njerëz të caktuar në pozita të caktuara. Ekziston një frikë e arsyeshme nga sëmurja e cila shpie në vetëvrasje, e kjo është depresioni prej së cilit, siç u theksua, lëngojnë mbi 200 milion njerëz anë e kënd rruzullit. Statistikat tjera tregojnë se si çdo i dhjeti banor i Tokës është depresiv dhe i dekurajuar!!
Kjo sëmundje e tmerrshme nuk i godet vetëm personat e moshuar, por ndodhë madje edhe tek fëmijët e vegjël ndërsa janë në barkun e nënës.