Rashidi në librin e tij Rruga deklaron: "Njeriu i cili ka pasuri shumë të madhe dhe që kënaqet me ushqimet më të shijshme nuk i nënshtron njerëzit tjerë."
Një njeri i mirë nga e kaluara pohon: "Kush kënaqet me një kothere bukë të thatë dhe një gllënjkë ujë, do të lirohet nga të robëruarit çdo gjëje tjetër përveç Allahut."
"Duke mos pritur t’i kthehen me mirënjohje."[1]
Një poet ka deklaruar:
Ndoqa pasionin tim, në rob më shndërroi,
e sikur të isha i kënaqur, do lundroja në detin e lirisë.
Ata që pandehin se lumturinë mund ta arrijnë vetëm me pasuri, pozitë apo famë do ta kuptojnë se në çfarë devijimi kanë qenë vetëm atëherë kur të dështojnë, atëherë do ta kuptojnë se kjo u ka sjellë vetëm vuajtje dhe brenga.
"E ju do të vini te ne një nga një, ashtu siç u krijuam herën e parë, duke i braktisur të mirat të cilat ua kemi dhuruar. Ne nuk shikojmë me ju hyjnitë tuaja që i konsideronit të barabartë me Atë, janë këputur lidhjet midis jush dhe nuk i keni më ata që i pandehnit si ndërmjetës."[2]
"Porse, ju e doni më shumë jetën në këtë botë, kurse bota tjetër është më e mirë dhe e amshuar."[3]