Allahu i lartësuar na porositë: "Mos ke frikë, se, në të vërtetë, ti do të fitosh!"[1]
Musai (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ishte frikësuar tri herë:
Herën e parë kjo kishte ndodhur kur hyri në sarajet e faraonit despot dhe deklaroi:
"Zoti ynë' deklaruan ata, 'kemi frikë që do të fillojë menjëherë me tortura ose se do ta kalojë çdo masë në prapësi.'"[2]
Atëherë Allahu i tha: "Mos ki frikë, i tha Ai, 'Unë jam me ju, Unë dëgjoj dhe shikoj çdo gjë.'"[3]
Këto fjalë duhet të jenë vazhdimisht në mendjen e besimtarëve.
Herën e dytë Musai (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ishte frikësuar kur magjistarët shfaqën magjitë e tyre, ndaj Allahu i tha:
"Ne i thamë: “Mos ke frikë, se, në të vërtetë, ti do të fitosh!"[4]
Herën e tretë kjo ka ndodhur kur faraoni me ushtrinë e tij e kishte arritur në breg të detit, por Allahu i kishte thënë:
"Godite detin me shkop!"[5]
Kurse Musai (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), kishte deklaruar:
"Zoti im është me mua dhe Ai do t’më udhëzojë."[6]