Kam lexuar shumë libra që i kanë shkruar armiqtë e Allahut kundër Allahut dhe Rregullit të Tij, qofshin ata poetë apo shkrimtarë të prozës. E kam kuptuar se si mendojnë dhe flasin ata dhe jam bindur për paditurinë e madhe dhe zgjedhjen e keqe të tyre. Ata i janë kundërvënë me guxim principeve të së Vërtetës dhe të ligjeve të Zotit, e krejt kjo është rezultat i edukimit të tyre të gabuar dhe qëllimeve të tyre të këqija. Ata janë njerëz të paturp, fjalët dhe veprat e të cilëve nuk do të duhej të përhapeshin ndër njerëz.
E kam kuptuar që çdo njeri i tillë pa dyshim përfundon në shkatërrim dhe shndërrohet në shtazë me trup njeriu. "A mendon ti që shumica prej tyre dëshiron të dëgjojë ose përpiqet të kuptojë? Ata janë si bagëtia, madje janë larguar edhe më shumë nga Rruga e drejtë."[1]
Gjersa i kam lexuar këto libra, pyesja veten se sa janë të lumtur këta njerëz, ndërsa e kundërshtojnë dhe ia kthejnë shpinën Allahut, i Cili posedon tërë lumturinë që ia dhuron secilit që dëshiron Ai.
Si mund të jenë të lumtur, ndërsa e zemërojnë Allahun?
Si mund të jenë të qetë, kurse e kundërshtojnë Allahun?
Por e kuptova se ata në këtë botë nuk kanë telashe të mëdha, në krahasim me dënimin në ahiret që i pret në përjetësi, nëse nuk pendohen. Ata i presin zjarri i Xhehenemit, pikëllimi, mjerimi, vështirësia dhe dëshpërimi. "Kurse ai që e kthen shpinën nga Libri Im, ai do të jetojë një jetë të vështirë dhe Ditën e Gjykimit do ta ngjallim të verbër."[2]
Me gjasë prandaj numri më i madh i tyre duan që kjo botë të zhduket, që jeta të përfundojë dhe që dynjaja të rrënohet.
Shkaku më i madh i mosbesimit te gjeneratat e para dhe te gjeneratat e fundit është raporti i keq ndaj Allahut, zhvlerësimi i vlerave të vërteta, papërgjegjshmëria dhe indiferenca ndaj asaj çka bëjnë.
"A është më i mirë ai që themelin e godinës së vet e ka bazuar në frikë nga Allahu dhe në dëshirën që t’i afrohet – ose ai që themelet e godinës së vet i bazon në skaj të bregut të thyer i cili është anuar, e që bashkë me të të përplaset në zjarrin e Xhehenemit? – Kurse Allahu nuk do ta udhëzojë në Rrugë të drejtë popullin që i shkakton padrejtësi vetvetes."[3]
Zgjidhja e vetme për këta jobesimtarë dhe për brengat e tyre është vetëvrasja, përveç nëse pendohen. Vetëm kështu ata mund të përfundojnë jetën e tyre të hidhur dhe të largojnë frikësimet e tyre nga ajo çka do të ndodhë pas vdekjes.
"Ju ata i doni, por ata nuk ju duan, kurse ju i besoni të gjitha Librat. Kur ju takojnë, deklarojnë: ‘Besojmë!’, por sapo të gjenden vetëm, nga zemërimi ndaj jush kafshojnë majat e gishtave të vet. Thuaj: ‘Vdisni nga zilia!’ Allahu, vërtet, i di mirë mendimet e çdonjërit."[4]
"Dhe kur Musai i tha popullit të vet: ‘O populli im, duke pranuar viçin, ju i keni shkaktuar dëm vetvetes; prandaj pendohuni te Krijuesi juaj dhe dënoni me vdekje mëkatarët nga mesi juaj. Kjo është më e mirë për ju te Krijuesi juaj, Ai do t’ua falë mëkatet! Ai pranon pendimin dhe Ai është mëshirues."[5]