Namazi i natës e qetëson njeriun, e lumturon atë dhe i sjell shumë të mira.
Në një hadith autentik citohet që kur njeriu ngrihet në pjesën e fundit të natës, e përmend Allahun dhe e falë namazin e natës bëhet i zellshëm, i freskët dhe i qetë.
"Dhe kalo një pjesë të natës në lutje, - kjo është vetëm detyrë jotja; Zoti yt në botën tjetër do të dhurojë një vend të denjë."[1]
"Ata që janë frikuar nga Allahu – do të jetojnë në kopshte të Xhenetit, midis burimeve, do të marrin çka u dhuron Zoti i tyre, ngase para kësaj ata kanë kryer vepra të mira, kanë fjetur pak natën dhe në agim janë lutur për faljen e mëkateve, kurse në pasurinë e tyre ka pasur pjesë edhe për atë që lypë edhe për atë që nuk lypë."[2]
Namazi i natës e shëron trupin dhe e forcon atë.
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), në hadithe ka folur shpesh për rëndësinë e namazit të natës:
"O rob i Allahut, mos u bëj si njeriu i cili e kalon natën, pa e falur namazin e natës."
"Sa i mirë do të ishte ky rob i Allahut, vetëm të falte edhe namazin e natës."
Mos u pikëllo për atë që është kalimtare. Gjithçka në këtë botë është kalimtare, pos Allahut, të Përjetshmit:
"Gjithçka është në Tokë është kalimtare, mbetet vetëm Zoti yt, Lavdiploti dhe Fisniku."[3]
"Ajo që e keni ju është kalimtare, kurse ajo që është te Allahu është e përjetshme. Ata që kanë qenë të përmbajtur, Ne me siguri do t’i shpërblejmë me shpërblim të shumëfishtë për atë që kanë bërë."[4]
"Gjithçka e gjallë është kalimtare pos Fytyrës së Tij."[5]
Një njeri që pendohet pas kësaj bote, është si një fëmijë i cili qan për humbjen e lojës së tij.